Studentët e Tiranës nuk ndalen, sërish në protestë më 22 maj

694
Sigal

Studentët e Tiranës do të ngrihen sërish në protestë më 22 maj në orën 12:00 te Ministria e Arsimit.

Lajmin e kanë dhënë vetë ata me një postim në Instastory.

Studentët do të protestojnë kundër qeverisë për mosrealizimin e kërkesave të tyre në kuadër të Paktit për Universitetin nga kryeministri Edi Rama.

Në dhjetor të vitit të kaluar ata protestuan për disa ditë rresht duke kërkuar të përgjysmoheshin tarifat. Ndërsa pasi kjo u premtua nga kryeministri Edi Rama, ata vijuan me një sërë kërkesash të tjera.

Studentët bojkotuan mësimin dhe bllokuan rrugën para ministrisë duke hedhur parulla, madje edhe vezë e stilolapsa./Gazeta Liberale