Studentët e Drejtësisë do të marshojnë sot për Arielën

695
Pas vdekjes së 21 vjeçares nga Fieri, Ariela Murataj, e cila u qëllua për vdekje nga 23 vjeçari Aldison Belulaj për shkak të një dashurie të mohuar, shokët e saj, studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Drejtësisë do të marshojnë ditën e sotme në kryeqytet.
Gjatë ditës së djeshme studentët e Drejtësisë pezulluan mësimin dhe shkuan në shtëpinë e Arielës për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Sot ata do të marshojnë nga fakulteti i Drejtësisë deri në vendin ku u vra Ariela, tek rruga e Dibrës, pranë fakultetit të Mjekësisë.
Ditën e dielë Aldison Belulaj shtiu 5 plumba mbi trupin e Arielës, ndërsa më pas qëlloi edhe veten.
Ai po lufton me vdekjen në spitalin e Traumës.
Sigal