Studentët dhe pedagogët e UBT sfidojnë shiun, vijojnë protestën kundër ndërtimit tek fidanishtja

436
Sigal

Studentët dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës prej mëngjesit janë në protestë. Mes baltës dhe shiut ata janë grumbulluar pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit dhe kërkojnë pezullimin e punimeve tek fidanishtja e këtij fakulteti.

Studentët prej disa orësh ndodhen në shi dhe shprehen të vendosur deri në fund se do të vijojnë protestën dhe siç e quajnë ata do të ndalin këtë absurditet.

Ndërsa pedagogët duke qenë më formal kanë zhvilluar dhe mbledhjen e Asamblesë, ku kanë vendosur që të bëhen një me studentët.

Mbledhja kishte tre pika: protestë, protestë marshim dhe përshkallëzim të protestës.

Në fund unanimisht ata kanë vendosur përshkallëzimin e protestës.