Studentët denoncojnë: Policia na mori me dhunë nga konvikti

567
Sigal

Mbrëmë në Qytetin Studenti, policia ka marrë me forcë dy studentë, pasi bënë thirrje për rinisjen e protestave studentore. Ngjarja vjen dy ditë pasi u denoncua, se policia ushtroi forcë ndaj studentëve që po merren me organizimin e protestave studentore. Denoncimi u bë në faqen “Për Universitetin” në Facebook, ku është publikuar video. Aty shihen forca policie, të cilët mendohet se kanë marrë në pyetje dy aktivistë të lëvizjes “Për Universitetin”. Në postim shkruhet: Arsyeja e marrjes së tyre në pyetje nuk ishte ndonjë shkelje e mundshme e ligjit, por kërkimi me ngulm i informacioneve për planet dhe mënyrën e organizimit të Lëvizjes Për Universitetin në prag të protestës së 4 dhjetorit. Në presionin ndaj studentëve janë përfshirë edhe administratorët e konvikteve, të cilët i kanë kërcënuar aktivistët tanë me përjashtim nga konvikti, nëse vazhdojnë rezistencën.