Stomatologia nga Tirana mohon akuzat: Biznesmeni dhe vëllai i tij më gjobitën

714
“Më lini kohë që të paraqes provat e mia, pasi e gjithë kjo më ka shkatërruar karrierën dhe imazhin. Çdo detyrim e kam bërë me bankë, e jo me çantë. Idlir Hoxha dhe i vëllai më kanë vënë gjobë. Më kanë bërë presion në qershor 2017, pasi bëra një festë për fëmijët në bashkëpunim me Vangjush Dakon. Të zbardhet e gjithë historia dhe pse unë i mora” kjo ka qenë deklarata që ka bërë para trupit gjykues 38 vjeçarja Olesia Duka stomatologia e njohur nga Tirana.
Duka është arrestuar nga policia me vendim gjykate pas dyshimeve se, përmes mashtrimit, stomatologja i ka marrë një biznesmeni shumën prej 900 mijë eurosh. Prokuroria ka nxjerrë një njoftim zyrtar për këtë rast, ku pretendon se stomatologia Olesia Duka i ka përvetësuar shumën prej 900 mijë eurosh biznesmenit përmes gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit.
Sipas prokurorisë, kallëzuesi, i cili është pronar i një zyre këmbimi valutor dhe agjencie udhëtimi është njohur me stomatologen në nëntor të vitit 2016. Prokuroria thotë se 38-vjeçarja i ka kërkuar fillimisht një shumë të vogël për të blerë pajisje denature, duke u treguar korrekte në fillim në kthimin në kohë të shumave të marra.
Por, siç thotë prokuroria, stomalogia ka kërkuar më shumë para’, duke shtyrë muaj pas muaji afatin e kthimit. Në fund, sipas prokurorisë, me këtë skemë, biznesmenit i është shkaktuar në total një dëm prej 900 mijë eurosh.
Sigal