Statusi i Ushtarakëve, një krim pa ndëshkim

163
Nga Kadri MUKA

Dhunimi i të drejtave që statusi i garanton ushtarakëve një krim pa ndëshkim që detyron rehabilitim dhe zhdëmtim 

Në shoqërisë e re demokratike që nisi të marr udhë pas shpalljes së pluralizmit politik më 11 dhjetor 1990, bazuar në vendimin Nr. 350, datë 8.2.1991 të Këshillit të Ministrave për marrjen e masave në përcaktim të vendit dhe rolin e ushtrisë në kuadër të kësaj shoqërie dhe shtetit ligjor të së drejtës sanksionuar më 29 prill 1991 me miratimin e Dispozitave Kryesore Kushtetuese, dhe me departizimin e depolitizimin sipas ligjit Nr. 7492, datë 8.6.1991, ushtaraku ishte ndër më të parët që, me status të veçantë të ushtarakut ju përcaktua vendi, misioni, pozita juridike, ekonomiko-financiare e shoqërore, detyrat, të drejtat e kufizimet si dhe garancitë ligjore për realizimin e tyre. Më 23 mars 1991 nga Kuvendi i parë pluralist u miratua ligji nr.7496 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Ky status garantojë për ushtarakun përparësi në pagë, lehtësi në taksa e tatime, të drejtën për pension të pjesshëm në masën 50% të pagës mujore për 12 vjet femra e 15 vjet mashkulli duke i shtuar kësaj 2% të pagës mujore për çdo vit tjetër shërbimi, mbrojtje shoqërore të familjes për 15 vjet në rast ndërprerje të punës për trasfertë në vendbanim tjetër duke e njohur këtë vjetërsi për pension nëpërmjet derdhjes së kontributeve nga buxheti i shtetit, ndihmë në të holla kur kanë të ardhura për frymë nën nivelin minimal jetese si dhe sigurim banese nga shteti. Një nisje e mirë kjo e cila u shoqërua menjëherë nga cenimi dhe dhunimi i tyre. Mungesa e vullnetit për shndërrimin e tyre nga de juro në de fakto, shndërrimin e tyre në realitet të gjallë e të prekshëm bëri si me thënë që “foshnja” (statusi dhe pozita juridike, ekonomiko-financiare e shoqërore, të drejtat dhe garancitë ligjore për realizimin e tyre që ai garantojë për ushtarakun në shtetin e së drejtës) fillojë të vdesë që në lindje. Gjendja e komës dhe frika e vdekjes hap pas hapi nuk ju nda për asnjë çast që nga 29 maj 1992 i vendimit 225 i Këshillit të Ministrave tek ligji i 13 marsit 1996 nr.8087, tek ligji i 30 korrikun 1999 nr.8521, tek 23 mars 2004 i statusit të ri ligjit nr.9210, tek 20 maj 2005 i ligjit nr.9418, tek 16 shkurt 2006 i ligjit nr.9481, tek 15 maj 2009 i ligjit nr.10142, tek akti normative nr.5 i 10 nëntorit 2010, tek vendimi nr.2 i 18 shkurtit 2013 i Gjykatës Kushtetuese, tek vendimi njësues i Kolegjeve të Bashkuara nr.3 i 6 dhjetorit 2013 dhe nga ky vendim tek vendimi tjetër njësues nr.3 i 24 nëntorit 2016 i këtyre Kolegje vendim ky i cili nga vdekja klinike e çojë në vdekjen përfundimtare. Hapi i parë i dhunimit nisi me cenimin e masës së të drejtës për pension të pjesshëm që garantonte statusi i 3 korrikut 1991. Me vendim Nr.225, datë 29.5.1992, masa e këtij pensioni u bë 60% e pagës bazë duke shtuar 2% të pagës mujore pa kaluar kjo shtesë 20% të kësaj shtese. Në praktikë kjo e drejtë nuk u zbatua. Në vend të saj trajtimi u bë me asistencë 2 vjet për meshkujt dhe 3 vjet për femrat. Me mbarimin të kësaj periudhe trajtimi, gjithçka u ndërpre si me thikë dhe u përfundua pa mjete të tjera jetese, duke mohuar kështu të drejtën e të jetuarit pas mohimit të së drejtës për ushtrimin e profesionit. Në zbatim të së drejtës për këtë pension përcaktuar nga statusi i ushtarakut më 13 mars 1996 u miratua ligji nr.8087 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosura”, ligj ky i cili masën e tij e zvogëlojë në 25% për 12 e 15 vjet të pagës mesatare neto dhe shtesën 1% të kësaj page për çdo vit mbi 12 e 15 vjet. Edhe pse ky ligj ishte në e për zbatim të statusit të ushtarakut përgjysmojë masën e këtij pensioni. Pavarësisht këtij ligji trajtimi edhe me hyrjen në fuqi të tij, vijojë të bëhet me vendimin nr.225, datë 29.05.1992. Për rrjedhojë pas mbarimit të trajtimit me pagë kalimtare deri më 31.12.1998 dhe pas kësaj date deri në plotësimin e moshës 50 deri në 59 mashkulli dhe 50-55 vjeç femra mbetën pa asnjë trajtimi. Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi u përfitua vetëm nga data 01.01.1999, mbi bazën e ndryshime që u bënë me ligjin nr.8521, datë 30.07.1999, ligj ky si ligji nr.8087, datë 13.03.1996 nuk respektojë formulën e caktuar nga statusi i ushtarakut. Ai e kufizojë shtesën e pensionit mbi 12 e 15 vjet sa masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi. Ndërsa si kusht përfitimi vendosi moshën 42 vjeç për femrat dhe 47 për meshkuj. Realisht masa e pensionit nga kjo datë u kufizua vetëm sa një pension maksimal i pleqërisë në shkallë vendi. Periudha nga përfundimi i pagës kalimtare deri në plotësimin e kësaj moshe vijojë të jetë pa asnjë trajtim e përfitim. Me ndryshimin e stadit të zhvillimit të vendit dhe të Forcave të Armatosura më 23 mars 2004 u miratua statusi i ri i ushtarakut, ligji nr.9210. Ndonëse ky status pasqyronte stadin e ndryshimeve pozitive, çuditërisht në kundërshtim me parimin e sigurisë juridike, të së drejtës së fituar dhe qëndrueshmërisë e pritshmërisë së ligjshme, mohojë disa të drejta të garantuar nga statusi paraardhës, ai i 3 korrikut 1991. Sipas tij ushtarakët nuk gëzojnë më përparësinë në pagë, lehtësinë në taksa e tatime si dhe ndihmën në rast vështirësie jetese. Koha e përfitimit të pagesës së bashkëshortit në rast transferimi dhe ndërrim vend banimi dhe ndërprerje të punës u zvogëlua nga 15 vjet në 7 vjet dhe masa e pagesës nga 150% u bë 120%. Fatin e mosrespektimit dhe moszbatimit pati edhe ky status. Të gjitha ligjet që dolën në e për zbatim të tij, kanë cenuar, kufizuar e zvogëluar të drejtat e fituara më parë me status të ushtarakut. Ligji nr.9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të FA të RSH”, përjashtoi të drejtën e trajtimit menjëherë nga data e daljes në rezervë a lirim duke vendosur kushtin e moshës 42 e 47 vjeç, duke krijuar boshllëk trajtimi nga data e përfundimit të trajtimit me pagë kalimtare deri në plotësimin e kësaj moshe dhe kufizimin e masës në 4 pensione bazë në shkallë vendi. Shpërblimin e menjëhershëm për ushtarakët që nuk plotësojnë kushtet për pension të parakohshëm e zëvendësojë me pagën kalimtare.

Me urdhrin Nr. 175, datë 9.11.2005 të kryeministrit, në të cilin shprehej:
Pensionet e parakohshme të mos jenë më shumë se paga kalimtare. Tavani i pensioneve të parakohshme të mbetet sa pensioni maksimal i pleqërisë, 15700 lekë. Në rast punësimi, ushtarakët të marrin një pension, sa pensioni minimal i pleqërisë, 7850 lekë. Pensioni suplementar i pleqërisë të jetë 1% për çdo vit shërbimi, po jo më shumë se 50% e pensionit të pleqërisë. Gjatë periudhës së trajtimit me pension të parakohshëm, masa e kontributeve të kryhet për pagën minimale në shkallë vendi. Ushtarakët e dalë në rezervë, lirim e pension para vitit 1991 të mos parashikohen ne skemën e përfitimeve. Efektet e përfitimeve nuk duhet të jenë para vitit 2005, u miratua ligji nr.9418, datë 16.02.2006, i cili bëri shtesa e ndryshime në ligjin nr.9418, datë 20.05.2005. Ky ligj në kundërshtim me statusin e 23 marsit 2004 u mohoj të drejtën e trajtimit me pension të parakohshëm e ushtarakë të dalë në rezervë/lirim nga data 1 janar 1991 deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij statusi sipas tij dhe përligji pabarazinë e diskriminimin e tyre. Masën e këtij pensioni për gradën kapiten e poshtë e kufizojë sa 3 pensione bazë. Kufizimin e masës së pensionit suplementar nga 60% e riktheu në 50% të pensionit të pleqërisë. Derdhjen e kontributeve nga buxheti i shtetit për periudhën e trajtimit me pagë kalimtare dhe pension të parakohshëm mbi pagën referuese e zëvendësoi me pagën minimale në shkallë vendi. Zbatimin e ligjit nr.9418, datë 20.05.2005 nga 1 janari 2006 e postoi në datë 16 prill 2006. Ndonëse këto u shfuqizuan si antikushtetuese nga vendimi nr.9, datë 26.02.1007 i Gjykatës Kushtetuese dhe ky vendim e detyronte rregullimin tërësor të ligjit të sigurimit shoqëror suplementar në përputhje me interpretimet e shfuqizimet e bëra prej tij, ligji nr.10142, datë 15.05.2009 i sigurimit shoqëror suplementar, nuk reflektojë aspak këtë vendim. Ai nuk respekton pozitën kushtetuese të ushtarakut dhe unifikon trajtimin me sigurime shoqërore suplementare me atë të punonjësve të policisë shtetit, burgjeve, zjarrfikëse, gardën, shërbimin informativ dhe shërbimit të kontrollit brendshëm. Pagesë kalimtare nga data e daljes në rezervë a lirim e sposton në muajin e tretë pas asaj date. Pagën referuese e bazojë në pagën mesatare referuese. Masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi e kufizon në 2 pensione bazë për ata që nuk kanë derdhur kontribute shtesë, atë të invaliditetit nga 2% për vit shërbimi e zvogëlojë në 1%. Pensioni suplementar familjar për personat që humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj nga 100% e pagës referuese e zvogëlohet sa diferenca ndërmjet pagës referuese të të ndjerit/së ndjerës, në çastin e humbjes së jetës dhe pensionit familjar, që përfiton. Përjashton nga e drejta e përfitimeve ushtarakët e nxjerrë në lirim, për shkak se janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë me burgim, për krime të kryera me dashje. Detyron rillogaritjen e pensionit të parakohshëm dhe pensionit suplementar të përfituara me ligje të mëparshme dhe me vendime gjyqësore me kufizimin deri në 2 pensione bazë. Nuk u mjaftua me kaq por shfuqizon nenin 35 pika 1 dhe 2 të statusit të ushtarakut , paçka se neni 13 e 14 i tij ishte në e për zbatim të tyre dhe nuk kishte tagrin e diskutimit, ndryshimit, zvogëlimit apo kufizon masën e caktuar prej tij. I kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese për këto, kjo gjykatë me vendimin nr.33, datë 24.06.2010, jo vetëm shfuqizoi kufizimin e masës së pensionit të parakohshëm sa dy pensione bazë dhe përjashtimin nga përfitimi të dënuarit me vendim të formës së prerë të gjykatës, saktësoi edhe se masa maksimale e pensionit të parakohshëm nuk mund të zvogëlohet apo kufizohet as për interesat e rëndësishme publike.

– Vijon –