Stafi i ambasadës amerikane provon Imam Bajalldi, shihni reagimin e Donald Lu

619
Nuk do i kishte shkuar kujt në mendje që stafi i ambasadës amerikane të kishin në meny edhe Imam Bajalldinë, gatimin tradicional shqiptar shumë të preferuar. Në faqen e “Facebook” të ambasadës amerikane, është postuar një video ku stafi amerikan provon symbyllur gatimin dhe aludojnë mbi përbërësit.
Disa prej tyre kur hapin sytë nuk e njohin fare, disa të tjerë thonë se e kanë pjatën e preferuar. Ambasadori Donald Lu lëshon një pasthirrmë: “Oh, shihe sa e bukur” dhe më pas lexon se çfarë quhet gatimi.
“Shihni çfarë ndodhi kur Ambasadori Lu dhe stafi amerikan i Ambasadës provuan gatimet tradicionale shqiptare. Pjata e dytë: patëllxhanë të mbushur! Faleminderit Alan John për sugjerimin!”, shkruhet në Facebook.
Sigal