Kushtet higjieno-spitalore në spitalin e qytetit të Lushnjes janë katastrofike e jashtë çdo standarti.
Siç duket edhe nga pamjet, gjendja në këtë spital është e tmerrshme. Tavani është gati duke rënë, veçse me myk të tepruar dhe pllakat nga muri i tualetit janë të shqitura.
Veç tyre, edhe kushtet në dhomat e spitalit mund të cilësohen si skandaloze, nëse shikoni se shiringat e aget ndodhen në çdo cep e si të mos mjaftonte kjo, krevatet janë tërësisht të shkatërruar e dhomat me lagështirë.