Spitali Gjirokastër vlen 895 milionë lekë, rikonstruksioni 950 milionë lekë!

584
Sigal

Spitali i Gjirokastër, në 10 vitet e fundit jështë rikonstruktuar 3 herë, një herë totalisht e 2 herë pjesërisht

 Ministër kaq babëzitur e pa asnjë frikë ligjore, se sa Beqaj i shëndetësisë shqiptare, nuk mund të gjesh në asnjë qeveri të globit. Përditë shpik dhe realizon nga 40-50 tendera në emër të institucioneve, qendrave e shërbimeve mjekësore shqiptare dhe i zhvillon këto tendera, duke caktuar privatisht vlerën e tyre dhe komisionet (bordet) që do të i zhvillojnë tenderat, duke ua hequr të drejtën komisioneve drejtuesve mjekësore në qarqe, rrethe e qytete. Tenderat e modelit “Beqja”, janë absurd. Një prej këtyre tenderave lidhet me rikonstruksionin e spitalit Gjirokastër, publikuar në Nr. 8, datë 2 mars 2015 të Buletinit të Prokurimeve. Sipas objektit të tenderit, flitet për rikonstruksionin e Spitalit Gjirokastrër.  Vlera e tenderit pa taksën 20% TVSH është 79 milionë, 166 mijë e 833 lekë, ndërsa me taskën 20% TVSH shkon në afro 950 milion lekë. Skandali me këtë tender (siç citohet në njoftimin publik), qëndron në faktin se, sipas Shkresës Nr. 140/34 prot, datë 14. 01. 2015 të Ministrisë së Financave, vetëm 18 milionë lekë e vlerës prej 950 milion lekësh është investim i planifikuar për vitin 2015. Ndërsa pjesa tjetër e investimit është “plan” për buxhetin e vitit 2016, që planizohet e miratohet pas 11 muajsh e që nuk e di as qeveria e as parlamenti se sa do jetë ky buxhet, por që Ministri Beqja, sikur ta ketë buxhet personal e paracakton që tani, siç duket për të “kaparosur” shkresërisht tenderin”! Ka një paradoks deri qesharak me vlerën e këtij tenderi të sajuar si kosto rikonstrusioni. Sipas vlerës “inventar pasurie”, spitali Gjirokastrës si objekt ndërtimor në gjendjen që është kushton 895 milionë lekë, ndërsa tenderi për rikonsturksionin e tij kushton 950 milionë lekë. Tjetër fakt. Mjediset e spitalit Gjirokastër, në 10 vitet e fundit janë rikonstruktuar 3 herë, 1 herë totalisht dhe 2 herë pjesërisht në masën 30-40%. Siç thuhet në ministri e në drejtorinë rajonle të shëndetsisë në Gjirokastër, tenderi “Beqja” me vlerë 950 milionë lekë në këtë spital, bëhet vetëm për t’i futur një “furxh bojë e gëlqere” spitalit jashtë e brenda sa për “stilim”, kosto punësh kjo që sipas specialistëve të ndërtimit, maksimalisht “ha” afro 22 milionë lekë, sikur t’i bësh punimet cilësore! Skandali tjetër me këtë tender (sipas njoftimit publik) qëndron në faktin, në kundërshtim me ligjin, tenderi nuk do të zhvillohet në drejtorinë rajonale të spitalit që rikonstruktohet, as në drejtorinë rajonale të shëndetit publik, por në zyrën e ministrit Beqja, me komision të ngritur nga ministri, me oferta të kontrolluar në adresën on-line nga ministri, duke shkelur haptazi ligjin mbi prokurimet publike dhe kompetencat e institucionit.