Spitali Amerikan, sponsor zyrtar i Kombëtares Kuq e Zi

508
Si partner kryesor i Ekipit Kombëtar të Futbollit, Spitali Amerikan është kujdesur që djemtë kuq e zi të shkojnë drejt Europianit 2016 në formën më të mirë fizike dhe me mbështetje mjekësore nga profesionistë. Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, skuadra kuq e zi do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Europian 2016. Që prej vitit 2013, Spitali Amerikan është partneri kryesor i Federatës Shqiptare të Futbollit, duke ofruar mbështetjen maksimale dhe mundësimin e shërbimeve mjekësore në çdo sezon; si dhe në të gjithë rrugëtimin e ekipit kombëtar të futbollit. 
Prej 3 vitesh, në të gjitha qendrat e Spitalit Amerikan, Tiranë dhe Durrës, në varësi të grumbullimeve dhe sezonit; lojtarët e kombëtares paraqiten sipas një protokolli të përcaktuar për të marrë shërbimin e specializuar mjekësor diagnostikues nën kujdesin e mjekëve profesionistë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, vetëm një javë më parë lojtarët e ekipit tonë kombëtar kanë zhvilluar vizita mjekësore dhe check up (paketë analizash) pranë Spitalit Amerikan në Tiranë dhe Durrës. Spitali Amerikan do të vazhdojë të japë kontributin dhe mbështetjen për të gjitha kompeticionet e skuadrës kombëtare të futbollit në rang vendi dhe më gjerë.
Sigal