Spitali Amerikan: Disa pseudoportale tentojnë të na vënë gjoba

494
*Nga Oriela Cano
Jemi këtu për të thënë një të vërtetë! Këto katër ditë pa gjumë për mua, stafin tim dhe për miqtë e Spitalit Amerikan kanë qenë më të këqijat. Tashmë të gjithë e dinë për atë që ndodhi. Katër jetë njerëzish humbën në Spitalin Amerikan, dëshpëruese sigurisht, më shumë se dëshpëruese. Unë i kam ngushëlluar familjarët e tyre, por e di që kjo nuk mjafton. Ata tani kanë një mik më shumë, në fakt dy, mua dhe Spitalin Amerikan. Më vjen keq që shumë portale apo pseudoportale fërkuan duart për atë që ndodhi dhe filluan të telefononin për të vënë gjoba të larta. U mundova ti bind se si ishte e vërteta, por kuptova se qëllimi i tyre nuk qe njerëzor dhe u lodha që ditët e para.
Jetojmë në një vend shumë të vogël, ku të gjithë dimë gjithçka për njëri-tjetrin. Ajo që ndodhi në Spitalin Amerikan ishte një incident midis pacientëve, për më shumë le të flasi gjyqësori. Unë jam këtu për të thënë se, ajo që ndodhi në spitalin Amerikan më bëri mua më të përgjegjshme, stafin tim më të përgjegjshëm dhe të gjithë ne.
Në fakt dua të them diçka, nuk i kam thënë akoma faleminderit stafit tim. Dua ti them faleminderit të gjithë mjekëve, infermierëve që vunë jetët e tyre në rrezik për të shpëtuar jetën e pacientëve. Askush nuk foli për ta, askush nuk shkruajti në portale. Jetojmë në një vend ku njerëzit mezi presin të rrëzohesh, por ne nuk jemi rrëzuar. Ne jemi këtu me të njëjtin ritëm, me të njëjtin pasion dhe me të njëjtin njerëzillëk.
*Drejtore e Marketing, PR & Menaxhimi i Cilësisë
Spitali Amerikan
Sigal