Spitali Amerikan/ Çelet me sukses Kongresi i Dytë Multidisiplinar Mjekësor IMCA II 2016

495
Sigal

Sot, në ambjentet e Hotel Plaza Tiranë u cel dita e parë e
Kongresit të Dytë Mjekësor Ndërkombëtar Multidisiplinor me temën: “Fokus në
Onkologji” organizuar nga Spitali Amerikan. Ky
Kongres ë
shtë i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet, me një
përfshirje mbarë botërore dhe do të zgjasë tre ditë, për tú përmbyllur ditën e
shtunë ne dt. 17 Shtator. Përgjatë këtyre tre ditëve, të ftuarit e shumtë, të
nivelit akademik nga vende të ndryshme të botës, do referojnë arritjet dhe të
rejat e fundit në vendet e tyre, duke e bërë këtë event, një dritare të
shkëlqyer të shkëmbimit të eksperiencave mjekësore, të përfitimit të njohurive
më të reja, protokolleve më të avancuara sidomos në rritjen e performancës
mjekësore që fillon me parandalimin e sëmundshmërisë nga tumoret, e më pas me
trajtimin bashkëkohor dhe adekuat të tyre. Pjesemarrja e madhe e lektoreve dhe
mjekeve nga brenda dhe jashte vendit ka treguar per te dytin vit rradhazi
suksesin dhe interesin e larte per t’ju bashkuar dhe qene pjese e ketij eventi
nderkombetar ne fushen e mjekesise.

Kongresi II Ndërkombëtar Mjekësor ka si qëllim kryesor
shkëmbimin e eksperiencës mjekësore, arritjeve diagnostikuese, parandaluese dhe
trajtuese në fushën e mjekësisë onkologjike,
aplikimin e teknikave më bashkëkohore, si dhe studimeve më të fundit shkencore
të realizuara kryesisht në Spitalet Amerikane në Shqipëri dhe Kosovë në 9 vitet
e fundit dhe vënia në shërbim e kësaj eksperience mjekëve pjesëmarrës në këtë
event.

Në këtë event do të diskutohen mbi 15 seksione klinike me
fokuse të mirëpërcaktuara mbi onkologjinë si temë kryesore; si dhe arritjet më
bashkëkohore në mjekësinë moderne në këtë fushë.  Ky event, për të dytin vit rradhazi është i
pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe ka një përfshirje mbarë
botërore, dhe sjell në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të
shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë në botë. Janë mbi 200
lektorë të huaj dhe shqiptarë, që po nderojnë me pjesëmarjen e tyre këtë event
të rëndësishëm. Mbi 1000 mjekë të specialiteteve të ndryshme nga
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të marrin pjesë dhe kontribuojnë në
shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mjekësore,  inkurajimin e njëri- tjetrit në përpjekjen
tonë të përbashkët për të luftuar sëmundjen tumorale dhe për të shpëtuar
jetë, duke e shndëruar këtë event gjithashtu edhe në një Kongres
mbarëshqiptar dhe ndërkombëtar, mbështetur fuqishëm nga teknologjia më moderne
në fushën e mjekësisë.