Spektakli “Të promovojmë dashuri!” sjell dy videoklipe politike

512
Sigal

SARANDË-Pas një varfërie artistike që ka mbërthyer qytetin e Sarandës, vjen në skenën e artit tradicional një risi tërësisht në dashamirësinë e atyre që duan artin dhe kanë punuar për artin në Sarandë. Fillimisht, vetëm para një muaji, drejtori i kulturës së qytetit të Sarandës, poeti Zaho Vasili, duke parë verbërinë dhe shterimin e jetës artistike dhe braktisje e skenës nga spektatori u përqendrua edhe tek kërkesa e krye bashkiakut të Sarandës, Stefan Çipa për reduktim të punonjësve, drejtuar këshillit bashkiak, pra Zaho vendosi të veprojë vetë. Dhe vjen dallëndyshja e parë, spektakli “Të falim dashuri”. Pas kësaj vjen risia e re e aktorit, regjisorit, krijuesit, i dekoruar me titullin e artë “Aleksandri i Madh”, Anastas Nika me dy videoklipe poetike, ku spikati arti dhe talenti i Enea Nikas. Mes shumë shokëve e miqve, me motivues promocioni shoqatën e shkrimtarëve dhe artistëve Sarandjot, u shfaqën të dy video klipet romantike e patriotike. Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Sarandës Pajtim Çaushi e vlerësoi lart kontributin artistik të Anastas Nikës. Ai nënvizoi se dy klipet e përgatitura nga mjeshtri Nika, janë tashmë një realizim elitar. Videklipi i ndërtuar mbi poezinë e poetit dhe dashamirësit të Shqipërisë, Dinos Kubatis, “Shqipëria”, siç e pamë, solli një veçanti, ku spikati zgjedhja e dyfishtë e detajit. E pamë: janë përzgjedhur vendet më të bukura të rajonit jugor të Sarandës, ku nga kjo përzgjedhje është vjelë detaji artistik i dashurisë që shpreh për Shqipërinë artisti grek, në funksion të idesë që poeti shpreh, duke e shkelur vet vendin e shqiponjave. Dhe kjo erdhi e recituar mjeshtërisht nga aktori i madh i Sarandës, Anastas Nika. Të magjepsur nga efektet e kësaj poezie të poetit grek, vjen edhe video klipi i dytë romantik, apo romanca e buzë jonit të Sarandës mëngjeseve të freskëta mesdhetare me nokturne të pranverës “Gruaja e Pulëbardhave”… Një realizim i përsosur lirik me përcjelljen e ndjenjave të fuqishme të harmonisë paqësore midis njeriut dhe shpendëve, botës së gjallë. E ardhur bukur stilistikisht, me një montazh vlerësues, figura e Milës spikaste tek mesazhi i dashurisë njerëzore për botën që na rrethon. Fluturimi i dhjetëra pulëbardhave, duke rrethuar kryekumbaren Milë, shfaqnin skenat e amfiteatrit të lashtësisë, me skenat e korifeut: Mila dhe kori i pulëbardhave. Artistikisht e realizuar dhe e vlerësuar. Regjisori dhe realizuesi i këtij eventi artistik, Anastas Nika , u shpreh për “Telegraf” se: “Qyteti pret nga ne. Respekti që tregon duhet t’ia kthejmë. Qëllimi, përtej atij profesional dhe artistik, është edhe prezantimi i miqve të sinqertë të Shqipërisë dhe Sarandës. Besoj se bëra diçka. Dinos Kubatis e do Sarandën dhe Shqipërinë. Por edhe në klipin e dytë poetik them se duhet realizuar diçka, jo vetëm tek njerëzit e thjeshtë, por edhe si vlerë e qytetit që këta kanë. Është detaj i domosdoshëm për promovim të akseseve të qytetit dhe arti këtë detyrë dhe forcë ka. Saranda e bukur me njerëz të mirë e mikpritës”.