Spektakël në qiejt e botës, ja si u pa superhëna në Tiranë

720
Sigal

Shikuesit e qiellit në të gjithë botën vështruan këtë të mërkurë një femon të rrallë qiellor të quajtur “Superhëna e gjakut blu”. Një kombinim i eklipsit hënor, hënë e gjakut dhe super hëna ishte e dukshme në hemisferën perëndimore për herë të parë në 152 vjet.
27653521_390786448013864_802916802_o
Njerëzit në Australi, Azi dhe pjesë të Rusisë panë një shkëlqim hënor trefish më të madh se i zakonshmi gjatë lindjes së diellit më 31 janar, ndërsa shfaqja nisi në Amerikën e Veriut në orën 5:51 të paradites.

27707753_390786444680531_180280945_o

NASA parashikoi se vendet më të mira për të parë të gjithë shfaqjen qiellore ishin Kalifornia dhe Kanadaja perëndimore. Fenomeni i një “superhëne” ndodh kur një hënë e plotë bie në të njëjtën kohë si perigja e saj, e cila është pika më e afërt e orbitës së hënës me Tokën. Ky fenomen i rrallë u pa edhe në vendin tonë. Ja disa foto spektakolare të Super hënës së gjakut blu.

27604062_390786418013867_1623743254_o