“Specializantët” e mjekësisë ligjore do të paguhen me 80% të pagës së mjekut

544
Sigal



Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë shtesë fondi prej 13
milionë lekë për të paguar detyrimet që kanë ndaj specializantëve të mjekësisë.
Ministria e Drejtësisë ka bërë një rritje fondi me 7 milionë lekë, edhe për
specializantët e Mjekësisë Ligjore. Këto para janë dhënë për të shlyer
deytrimet e prapamenduara që kanë këto dy institucione me specializantët. Për
vitin 2015-2016 kanë pësuar ndryshime kuotat dhe tarifat për specilaizantët.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të gjithë studentët që kryejnë
specializimet dhe kanë lidhur një kontratë me Ministrinë e Drejtësisë do të
paguhen në masën 80 për qind të pagës së mjekut të fushës në të cilin kryehet
specializimi. Për tarifat dhe kuotat e reja të miratuara paratë do të mërren
nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2017.