Spartak Braho: SHISH ka dy vjet që nuk jep llogari në Kuvend, ka përgjuar drejtues institucionesh

56

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak
Braho ka kërkuar që të bëhen ndryshime ligjore për llogaridhënien e agjencive
inteligjente, pasi sipas tij SHISH prej dy vitesh nuk raporton në raporton në
Parlament.

Sipas Brahos, SHISH më herët ka refuzuar
edhe kontrollin parlamentar. Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka
deklaruar se duhen bërë menjëherë ndryshimet ligjore për raportimin e agjencive
inteligjente, pasi SHISH refuzon kontrollin dhe llogaridhënien.

‘’Ka dy vjet e ca që Shërbimi Informativ Shtetëror,
nuk raportojnë në Kuvend. Madje edhe një tentativë që u bë për të kontrolluar
veprimtarinë për zbatimin e ligjit të financmit, u refuzuar edhe prej tyre dhe
falë edhe indiferencës së qeverisë edhe strukturave parlamentare, kjo gjë mbeti
në heshtje’’ u shpreh Braho. 

Kreu i këtij komisioni ka ngritur
gjithashtu edhe shqetësimin se Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar
titullarë institucionesh nën hundën e Prokurorisë.

‘’Ka pasur sinjalizime të forta, që nën hundët e
Prokurorisë janë bërë përgjime për titullarët e institucioneve të tjera, por
këto mbeten në kuadrin e hamendësimeve dhe që priten të verifikohen’’, vazhdoi
më tej Braho.