SPAK/ Sot emërohen tetë prokurorët e parë, shpallet gara për drejtuesin e Prokurorisë Anti-Korrupsion

459
Sigal

Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë për tetë prokurorët e parë që do të çelin për herë të parë, Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK-un.

Në mbledhjen e sotme do të hapet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK. Në mbledhjen e sotme do të jetë të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS , OPDAT, si dhe vëzhgues tё tjerë tё akredituar.

Prokurorët e SPAK janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra.

Nga ana tjetër vijon edhe procedura për zgjedhjet e Prokurorit të Përgjithshëm.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nxori listën me vlerësimet për kandidatët. Mësohet se i pari në listë është Olsian Çela me 459 pikë, e dyta Arta Marku me 406 pikë dhe e treta Fajona Memçaj me 362 pikë.

Kjo listë tashmë i ka kaluar për votim Kuvendit.