Sot në KESH përlahen 2 miliardë lekë me një tender të zvarritur qëllimisht, prej 9 vitesh

631
Historia e tenderit që zhvillohet sot në orën 9.00 me dyer të mbyllura në zyrat hermetike të KESH në Tiranë, nuk është një zvarritje burokratike në 3 mandate qeverisëse, as pakujdesi e paaftësi specialistësh e juristësh të KESH, por është një krim financiar i bërë me fondet publike dhe një krim ekonomik me fatin e ekzistencës deh funksionimit të HEC-it të Komanit. Më konkretisht, bëhet fjalë për pastrimin e rrjetave HEC-it të Komanit, proces emergjent ky që duhej të ishte realizuar qysh në vitin 2007, por që nuk është realizuar as sot pas 9 vitesh bllokim të qëllimshëm, kur “çeta” korruptive që (ë)drejton dhe rrjep fondet e KESH ka vendosur të zhvilloj këtë tender me zvarritje e bllokim prej afro 1 dekade! Kjo zvarritje që ka shkatërruar gjenden teknike të rrjetave dhe ka akorduar funksionimin normal të HEC-it të Komanit, nuk ka ndodhur për “shkaqe” që kanë pasur lidhje me kushtet e motit, por me “performancën e xhepit” të atyre që kanë drejtuar e drejtojnë edhe sot KESH-in. Është një dosje e zezë krimi ekonomik financiar që duhet hetuar urgjent prej drejtësisë. Eshtë një tender korrutiv tipik mafioz i çuar fiktivisht në vlerën 2 miliardë lekë deh që zhvillohet sot në 30 gusht, 8 orë përpara se të nis seanca parlamentare e miratimit të ligjit të “Vetingut”. 

Vetëm studimi për të përcaktuar nëse pastrimi i rrjetave të HEC-it do të bëhet me vinë, apo pa vinë, është fiksuar fiktivisht në vlerën 300 milionë lekë prej batakçinjve të KESH, që komandohen nga drejtori “bujqësorist” Agron Hetoja. Vetëm 800 milionë lekë u përcaktua fondi limit i tenderit në shpalljen e parë në vitin 2007, vetëm 435 mijë euro u paraqit ofertat fituese e pastrimit të rrjetave me vinë e duke lënë vinën si pasuri të HEC-it (KESH), por nuk u pranua, u prapësua, u përzu, u shpërfill dhe vlera e tenderit të ripërsëritur për 9 vjet radhazi është çuar në 2 miliardë lekë, pikërisht sot në datën 30 gusht 2016 që zhvillohet tenderi në kullën korruptive “HETOJA-KESH”! Çfarë ka ndodhur? Prej cilëve është organizuar kjo aferë me pasojë bllokimin e shërbimeve teknike të sigurisë dhe funksionalitetit e prodhimit në këtë HEC? Si është luajtur skenari korruptim me shtimin e fundit limit në çdo vit, qysh prej vitit 2007? Si dhe përse ka heshtur shteti? Si është tentuar të futen në lojë firma fantazmë e jo profesionale për të kryer vetëm me letra fiktive shërbimin e pastrimit të HEC-it të Komanit? Si është bërë spostimi i firmës ndërkombëtare “Lider” të kësaj teknologjie në botë e cila ka fituar garë prokurimi për këtë tender në këto 9 vite duke paraqitur oferta e siguri punimesh të cilësisë së lartë? gazeta “telegraf” disponon dosjen e plotë shkresore të këtij tenderi dhe do ta zbardh të plotë, për t’i bërë të ditur publikut dhe drejtësisë se brenda KESH-it sot ka nisur vjedhja e madhe nën procedura fiktvie të zvarritura prej 9 vitesh, me një tender për pastrimin e rrjetave të HEC-it të Komanit, tender që është çuar fiktivisht në vlerën 2 miliardë lekë!
Sigal