Sot nata e dytë e Eurosongut, ja mesazhi i Jonida Maliqit për shqiptarët

627
Sigal

Pak orë kanë mbetur nga performanca e Jonida Maliqit në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të 64-t të Eurovisionit. Ajo do të këndojë shqip këngën “Ktheju Tokës” por para kësaj ka një mesazh për çdo shqiptar në Shqipëri dhe botë që ta mbështesin në këtë konkurrim.

“Sot është mbrëmja për të cilën kam, kemi punuar me shumë dashuri! Që nga emocionet e para të dhjetorit e deri në këto çaste, jam rrethuar si kurrë më parë me energjinë e një publiku të jashtëzakonshme që përkrahu, mbështeti dhe këndoi me muaj të tërë shqip #KthejuTokës! Për pak orë ngjitem në skenën e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshë! Nëse mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj të votoni Shqipërinë me numrin #14! Jemi bashkë në këtë sfidë, unë me fuqinë e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Paçim fat”, shkruan këngëtarja në Instagram.

Nga 41 vende që konkurrojnë, vetëm 26 do të arrijnë të shkojnë në finalen e së shtunës që mbahet më 18 maj. ”Ktheju Tokës”, i kushtohet gjithë emigrantëve shqiptarë nëpër botë.