Sot fillon Lotaria Amerikane, ja të gjitha udhëzimet në shqip

530
Sigal

Gazeta
Telegraf/

 

Sot më 4
tetor, ora 18:00 me orën lokale të Shqipërisë, hapen aplikimet për Lotarinë
Amerikane. Ja udhëzimet në shqip që jep Ambasada Amerikane e Shqipërisë në
faqen zyrtare: Udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar në faqen 
https://tirana.usembassy.gov/dv.html. Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e
kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë,
përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht. Regjistrimet për DV-2018
fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7
Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë. Ju mund të aplikoni tek
dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe. Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë –
Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën
tuaj. Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё
Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e
keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund
t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi
për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në
moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata.