Sot e nesër, reshje shiu dhe dëborë

624
Dita e mërkurë vijon nën ndikimin e vranësirave të shpeshta me kthjellime të shkurtra deri pas mesditës kur vranësirat shtohen dukshëm në territor duke sjellë në orët e vona të pasdites dhe kryesisht gjatë natës, shira në pjesën më të madhe të vendit dhe dëborë në zonat e thella malore. Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes por rënie me 2°C sjell mesdita.
Të enjten, paraditja mbetet me shira të dobët në ultësirën perëndimore por reshje më të konsiderueshme në zonat malore. Mesdita përmirëson kushtet e motit fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht kthjellimet shtrihen në ët gjithë vendin. Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, rënia vijon më e ndjeshme në mesditë.
Sigal