Sot ditë zie, Shqipëria në krah të Francës

491
Në nderim të viktimave që humbën jetën nga sulmet terroriste në Paris, qeveria shqiptare ka vendosur që sot të shpallet ditë zie kombëtare.
Kështu me propozimin e kryeministrit Edi Rama në të gjitha institucionet shteterore dhe publike do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minute heshtje.
“Duke i dënuar me forcë këto akte terroriste, qeveria shqiptare mbetet thellësisht e angazhuar krah aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë. 
Sigal