Sot dita Ndërkombëtare e Farmacistëve, ja shërbimet që do afrohen falas në tre pika

643
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë zhvillon ditën e sotme një aktivitet me rastin e ditës Ndërkombëtare të Farmacistëve. Aktiviteti do të zhvillohet në në orën 10:00 në sallën ABRET,

në Hotel Tirana International! Në njoftimin për shtyp Urdhri i Farmacistëve shprehet se në këtë aktivitet do të nderohet dhe figura e Prof. Dr. Zef Sima, i cili u nda nga jeta pak javë më parë.

ndërkohë për nder të kësaj dite, në tre vendndodhje të ndryshme në Tiranë, do të ngrihen çadra, në të cilat qytetarët mund të marrin një informacion më të zgjeruar në lidhje me shërbimin farmaceutik si dhe do të ofrohen falas shërbimet e mëposhtme: Matje e tensionit, matje e glicemisë, matje peshe

Këto shërbime të cilat ofrohen në farmaci janë në përputhshmëri me përcaktimet e Ligjit të Barnave dhe të Shërbimit Farmaceutik. Urdhri i Farmacistëve jep edhe vendet ku do të vendosen çadrat. Një prej tyre do të jetë në Parkun Rinia, një tek Diga e Liqenit Artificial dhe tjetra tek kryqëzimi i Rugës së Elbasanit. 
Sigal