Sot Dita Botërore e Mjedisit

528
5 qershori njihet ndryshe si Dita Botërore e Mjedisit, e cila u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB -se. U zgjodh kjo datë, pasi përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.
Qëllimi i kësaj dite është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar. Në të kaluarën tema të kësaj dite kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke patur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.
Kanë kaluar shumë kohë nga kjo nismë pozitive për ruajtjen e mjedisit ku jetojmë, por është bërë shumë pak për ruajtjen e tij. Bota sot është e shqetësuar për atë që quhet -Ngrohja Globale. Shkencëtarët përditë japin alarmin për shkrirjen e akujve dhe rritjen e nivelit të deteve, për prishjen e ekuilibrit të ozonit në atmosferë dhe të sëmundjeve kancerogjene që shfaqen përditë e më shumë në organizmin e njeriut.
Sigal