Sot 1 vit pas “betimit”, ministrja Mimi Kodheli nuk e ka “çliruar” SHQUP-in

533
Sigal

“Betimi” që nuk u mbajt, si SHQUP-i dhe Shtëpia e Ushtarakëve-Fier u kthye në seli të PD-së

Sot është 1-vjetori i “betimit” të bërë prej ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, për të anuluar vendimin e ish-qeverisjes “Berisha”, që me një urdhër antiligjor “pushtoi” SHQUP-in, duke e kthyer në seli të PD, partisë që e ka uzurpuar dhe nuk e lëshon prej afro 25 vjetësh (dhjetor 1990). “Betimi” i ministres Kodheli, “recituar” përpara ushtarakëve, votuesve të “Rilindjes” dhe mbarë shqiptarëve, ishte ky: “Në emër të veteranëve të luftës, të ushtarakëve veteran, ushtarakëve që nuk jetojnë më dhe të atyre që shërbejnë ende në Forcat e Armatosura, në emër të votuesve të “Rilindjes” dhe në emër të drejtësisë, deklaroj se, do ta çliroj SHQUP-in nga pushtuesi Sali Berisha dhe nga PD-ja e tij”.

SHQUP, një vit nën “pushtim”, ende i pa “çliruar”

Sot, mbushet 1 vit nga ai betim publik dhe SHQUP-i jo vetëm që nuk është “çliruar”, por është “fortifikuar” edhe më tepër, me një investim rikonstruksioni luksoz prej afro 2 milionë dollarë! Nuk e kemi fjalën, se ku i gjeti PD-ja 2 milionë dollarë, mbasi është e kuptueshme se nga “rrjedhin” milionat në një parti me ish-pushtet “gropë e zezë” korrupsioni e krimi. Fjala është tek mos mbajtja e premtim-betimit publik të ministres, për të “çliruar” nga “pushtimi” i dhunshëm e antiligjor “shtëpinë historike” e të dashur të ushtarakëve shqiptarë. Mund të ketë mijëra motive  “pafuqie” personale e zyrtare,  që ministrja Kodheli nuk po e bënë realitet “betimin” e saj. Por njerëzit, të cilëve u është deklaruar e premtuar, gjykojnë nga ato që thuhen “mbi tokë”, jo nga to që “gatuhen nëntokë”. Pra, SHQUP-i u bë dhe mbeti “protektorat” në duart e PD, dhuruar prej ish-pushtetit të PD, në 17 korrik 2013, vetëm 21 ditë pasi PD kishte rënë nga pushteti. Ky vendim, u zbulua dhe bë publik në media më 16 gusht 2013. Ministrja Mimi Kodheli, 2 ditë pas zbulimit të vendimit të fshehtë “Berisha” për të “pushtuar” SHQUP-in, konkretisht më 18 gusht 2013, bëri të parin “betim ushtarak”, duke deklaruar se detyrën si ministre do ta niste me vendimin për “çlirimin” i ndërtesës së SHQUP-it nga PD dhe do ta rikthente sërish në funksionin që kishte si “shtëpi e ushtarakëve”.

Ja “betimi” i ministres Kodheli

Sipas ministres Kodheli, ky vendim do të anulohej menjëherë jo si sulm politik, por sepse ishte vendim arbitrar në kundërshtim të plotë me ligjin. Ja se çfarë ka deklaruar konkretisht 1 vit më parë, ministrja Kodheli: – Ju siguroj, se ne do t’i kthejmë në situatën e mëparshme, statusin e asaj që ne e quajmë SHQUP. Do të vëmë përpara përgjegjësisë të gjithë ata, të cilët me vetëdije kanë shkelur ligjet e shtetit shqiptar. Ky vendim është marrë në mungesë të plotë të transparencës. Nuk është shpallur në faqen zyrtare të Kryeministrisë. Ajo që është më e rënda dhe më e rëndësishmja, vendimi është marrë në shkelje të ligjeve dhe të Kushtetutës, sepse SHQUP-i konsiderohet një unitet ushtarak, që është pjesë e një plani të shpërndarjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Duke qenë pjesë e kësaj liste objektesh të rëndësisë së veçantë, duhet të merret një miratim i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht i Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, pa përjashtuar këtu Ministrinë e Mbrojtjes”. Që tjetërsimi i SHQUP, në seli të PD është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe Kushtetutën, këtë e “thotë” ligji. Por siç po ndodh, ligji nuk po zbatohet as nga pushteti që mëngjes, drekë e darkë na ka mbajtur e po na mban fjalime për kthimin dhe vendosjen e drejtësisë. Konkretisht, shkelja ligjore e kushtetuese e bërë me SHQUP, nuk po korrigjohet. Vendimi “Berisha” i 17 korrikut 2013, shkel hapur Ligjin Nr. 8671, datë 26.10.2000, i ndryshuar me Ligjin Nr. 9194, datë 19.2.2004, në pikën 3 të të cilit, thuhet: “Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, miraton planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura dhe përdorimit të objekteve në kohë paqeje….”. Mirëpo, presidenti nuk është mender “pjerdhur” (pyetur) fare për këtë ndryshim destinacioni objekti me status ushtarak të rëndësisë së veçantë, siç është SHQUP-i. Kujtojmë gjithashtu, se Mimi Kodheli, ndërsa betohej për “çlirimin” e SHQUP-it, deklaronte pas “gradimit” si Ministre e Mbrojtjes, se kishte zhvilluar një bisede telefonike me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Xhemal Gjunkshin për këtë “cenim të ushtrisë”, por ai i kishte pohuar, se nuk kishte firmosur asnjë shkresë për nxjerrjen jashtë inventarit të pronave të Ministrisë së Mbrojtjes të ndërtesës së SHQUP-it. Firma për “pushtimin” e SHQUP-it prej PD është vetëm e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa “betimi” për “çlirimin” e SHQUP-it është i ministres Kodheli. Deri tani triumfator është “pushtuesja” PD-ja, ajo që premtoi “çlirimin” po hesht prej 1 viti!

Vendimi qeverisë “Berisha” që e ktheu SHQUP-in në seli të PD-së

Ja vendimi ish-qeverisë “Berisha”, për të nxjerrë ndërtesën e SHQUP nga lista e objekteve të rëndësisë së veçantë të ushtrisë shqiptare. “Vendim, për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Mbrojtjes tek Ministria e Brendshme, të pasurisë së paluajtshme të konfirmuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, me emërtimin “Shtëpia Qendrore e Ushtrisë”, me numër rendor 32, përkatësisht sipas formularit që i bashkëlidhet këtij vendimi, miratuar me vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave. Prona e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.  Ministri i Brendshëm (Flamur Noka), të lidhë kontratën e huapërdorjes, sipas Kodit Civil me Partinë Demokratike të Shqipërisë, në përputhje me nenet 22, shkronja “b”, dhe 22/1, të ligjit nr. 8580, datë 17.2.2000, të ndryshuar, për periudhën derisa partia politike plotëson kushtet e parashikuara në këto nene. Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë, të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, përpara botimit botohet në “Fletoren Zyrtare”.

Edhe Shtëpia e Ushtarakëve në Fier, prej 1 viti seli e PD-së

Ajo që ndodhi me SHQUP-in në Tiranë, u përsërit po në mënyrë të paligjshme edhe me Shtëpinë e Ushtarakëve në Fier, e cila me urdhër të ish-Kryeministrit dhe Kryetarit të PD Sali Berisha, u kthye në seli të PD. Ja vendimi zyrtar: “Vendim, për dhënie mjedisesh Partisë Demokratike të Shqipërisë, për zyra vendore në Fier, të Qarkut të Fierit. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të neneve 22 e 22/1, të ligjit nr. 8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, si dhe të pikës 3, të nenit 8, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave, vendosi: Kati i pestë i ndërtesës me emërtimin “Shtëpia e Ushtarakëve Fier”, me vendndodhje në Fier, t’i jepet për mjedise Partisë Demokratike të Shqipërisë, për zyra vendore në Fier, të Qarkut të Fierit, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ministri i Brendshëm (Flamur Noka), të lidhë kontratën e huapërdorjes, sipas Kodit Civil me Partinë Demokratike të Shqipërisë, në përputhje me nenet 22, shkronja “b”, dhe 22/1, të ligjit nr. 8580, datë 17.2.2000, të ndryshuar, për periudhën derisa partia politike plotëson kushtet e parashikuara në këto nene. Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë, të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, përpara botimit botohet në “Fletoren Zyrtare”. Një tjetër rast skandaloz është edhe ai I spitalit Ushtarak në Tiranë ku mafia e majtë dhe e djthtë po dhjamosen çdo ditë në kurriz të hallexhinjve shqiptarë. Çdo një spital Turk në në Spitalin Qëndror të Ushtrisë?

Përparim HALILI