Soros – Veliaj/ Portale dhe gazeta falas në Tiranë

541
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i mbështetur nga Soros ka nisur krijimin e mediave të reja që mbështesin atë dhe qeverinë.
Pasi nuk arritën të bllokojnë mediat e lira, duke se kanë gjetur një mënyrë të re për të sfumuar lajmet kundër tij dhe qeverisë. Pritet që me financimet e qeverisë dhe të Sorors, të hapen disa portale dhe gazeta falas .
Mësohet se një portal, që mbështet krybashkiakun është hapur ditët e fundit, ndërkohë dhjetra të tjera si dhe një gazetë e cila do shpërndahet falas, do nisin punën në ditët në vijim.
Nuk dihet nëse kjo është një strategji botërore e Geroge Soros, pas luftës së shpallur nda Donald Trump, pasi manjanti njihet si njeri që ka pasur monopolin e censurës në media, por tani duket se është po përballet me problemin e mbylljes së fjalë së lirë dhe ka nisur krijimin e mediave të reja.
Duke kuptuar këtë situatë, Veliaj ka kërkuar të gjejë një zgjidhje për të deformuar fjalën e lirë dhe të vërtetën, duke hapur media të reja dhe të vazhdojë një propagandë të çmendur në prag të zgjedhjeve.
Në fakt, kjo propagandë pritet të zgjasë rreth 3-6 muaj dhe shërbimi i tyre do të jetë për zgjedhjet parlamentare, por nëse mediat e krijuara do të zënë një vend në treg, mediat e sponzorizuara nga qeveria dhe Soros mund të vijojnë punën edhe më gjatë për ti ardhur në ndihmë edhe në zgjedhjet lokale.
Portalet që priten të krijohen dhe gazeta që do shpërndahet falas ka një kosto prej qindra miliona lekë, me gazetarë që paguhen më shumë se në administratë, me zyra në qendra biznesi, me kushte më të mira edhe se mediat aktuale, vetëm e vetëm me qëllimin që propaganda e tyre të përhapet sa më shumë dhe që portalet e lira dhe e vërteta të censurohet
Sigal