Soros është pronari i ‘Spitalit Amerikan’, e bleu me kredi

502
Një prej spitaleve private më të favorizuara në vitet e fundit, Spitali Amerikan, rezulton se është pronësi e dy kompanive amerikane të kontrolluara nga financieri George Soros.

Të dhënat janë një ‘sekret i hapur’, pasi disa institucione shtetërore amerikane e konfirmojnë një fakt të tillë, por dhe vetë spitali amerikan e konfirmon.

‘Spitali Amerikan’ e nisi aktivitetin e tij në vitin 2006, ku fillimisht investitor ishte një grup biznesi turk. Pronësia e spitalit ka ndryshuar në mënyrë domethënëse dy vite më vonë, në vitin 2008.

Sipas një hulumtimi të Hashtag.al, rezulton se në vitin 2008 pronësinë mbi këtë spital e ka marrë kompania amerikane “Bedminster Capital Management LLC”.

Kompania blerëse rezulton në pronësi të mogulit Soros.

Menjëherë pasi u krye transaksioni, në bordin drejtues të Spitalit Amerikan u emërua një përfaqësues i rëndësishëm, ai quhet Ronald O.Drake. 

O. Drake është dhe kryetar i bordit të kompanisë ‘Bedminster Capital Management LLC’, por njëkohësisht punonte dhe si drejtor i investimeve strategjike për kompaninë ‘Soros Fund Management LLC’. Të dyja kompanitë në pronësi të George Soros.

Sipas të dhënave publike rezulton se Soros nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë nga lekët e veta.

Soros ka përfituar nga një agjenci shtetërore amerikane e quajtur ‘OPIC’. Kjo agjenci jep kredi të buta për biznese amerikane.

Kompania e Soros ka marrë në vitin 2008 rreth 200 milionë dollarë kredi të butë nga OPIC, dhe 37.6 milionë i ka përdorur për të privatizuar Spitalin Amerikan.

Pasi pronësia e Spitalit Amerikan ka kaluar në duart e Soros, spitali është zgjeruar me disa investime dhe filiale të reja në rajon. Në vitin 2013 në Shqipëri Edi Rama fitoi zgjedhjet dhe u shpall kryeministër. Një ndër veprimet e para të Edi Ramës, ishte hartimi i një plani ekonomik reformues në bashkëpunim me profesorin e Harvardit Ricardo Hausmann dhe Fondacionin Soros. (kliko dosjen Hausmann). Një ndër objektivat e këtij plani ishte ‘reformimi’ i sektorit shëndetësor shqiptar duke copëzuar disa shërbime me koncension. Ndërsa Fondacioni Soros hartoi projektin për koncensionimin e sektorit shëndetësor, Spitali Amerikan ishte përfitues i disa të drejtave koncensionare ku më kryesorja ishte shërbimi i hermodializës. E thënë në mënyrë të përmbledhur: Soros bleu ‘Spitalin Amerikan’ pa shpenzuar asnjë qindarkë nga paratë e veta, por duke siguruar një kredi të butë nga qeveria amerikane. Më pas, institutet e tij orientuan qeverinë shqiptare që të koncensiononte sistemin shëndetësor dhe një ndër përfituesit kryesor të koncensioneve ishte ‘Spitali Amerikan’ në pronësi të Soros. Një shembull ideal si mund të bësh biznes duke ndikuar qeveritë, pa shpenzuar asnjë qindarkë nga xhepi. 

( Hashtag.al)
Sigal