Socialistët në Këshillin e Bashkisë Vlorë refuzojnë Bujar Leskaj për “Qytetar Nderi i Vlorës”

635

Nga  Ergys Alushi

 

Kundërshtimi i tyre është përfaqësuar nga kryetari i grupit të
këshilltarëve, njëkohësisht drejtor i Portit Detar, Tedi Nasto.


Aktualisht me detyrën e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të
Shtetit, zoti Leskaj është një emër i njohur e me kontribut në jetën politike,
shoqërore e ekonomike të qytetit.“Pro” nderimit të tij me titullin e lartë kanë
qenë të gjithë këshilltarët e partive të tjera politike, me përjashtim të
këshilltarëve të PS, të cilët kanë kërkuar ndryshimin e modaliteteve për
vlerësimin e qytetarëve me një titull të tillë. Kjo ka sjellë edhe largimin nga
mbledhja të këshilltarëve të djathtë, të cilët nga ana e tyre kanë kërkuar, që
modalitetet të ndryshohen në mbledhjet e ardhshme për kërkesat e radhës dhe jo
pikërisht në rastin e Bujar Leskaj. Bashkë me zotin Leskaj, janë refuzuar edhe
dy emrat e tjerë, dr. Angjeli dhe skulptori Muntaz Dhrami, një nga tre
skulptorët që kanë realizuar Monumentin e Pavarësisë në sheshin e Flamurit. Ajo
që ka bërë përshtypje ka qenë, propozimi nga bashkia e Vlorës për të nderuar me
titullin e lartë, vetëm njërin prej tyre, ndërkohë që kanë munguar propozimet
për dy skulptorët e tjerë, Kristaq Rama e Shaban Hadëri. Disa këshilltarë janë
shprehur, se nuk kanë patur informacion  se,
përse janë shmangur dy emrat e tjerë që kanë qenë bashkautorë në krijimin e
Monumentit. Të tjerë këshilltarë janë shprehur se, ndoshta mungesa e emrit të
skulptorit të shquar Kristaq Rama ka lidhje me ftohjen e marrëdhënieve midis
kryeministrit Rama dhe kryetarit të bashkisë
. Ndërkohë, këshilltari i PD, A.
Hoxha, në një status në facebook ka dhënë një tjetër version në lidhje me
kundërshtimin e socialistëve për zotin Leskaj, duke shkruar se, “…
Jo
rastësore, ky është vendimi i sulltanit të ri të jugut, i emëruar rishtazi për
të drejtuar punët në PS të Vlorës, se mos nuk e dini, e kam fjalën për Mr. 600
milion €  e CEZ-it ”


Kush është Bujar Leskaj për
vlonjatët

 Konsiderohet
sot për sot si vlonjati që ka hapur dyert e Tiranës për mbështetjen që u jep të
gjithë vlonjatëve pavarësisht bindjeve e përkatësive politike. Është zyrtari më
i lartë nga Vlora  në një post zyrtar kushtetues dhe që është prezent në
të gjitha ngjarjet në qytetin e Vlorës, duke shkuar në çdo shtëpi vlonjati, në
gëzime e hidhërime. Bujar Leskaj do të fitonte në zgjedhjet e vitit 2005
përballë një rivali të fortë siç ishte në atë kohë emblema e socialistëve,
deputeti Mezan Malaj dhe së bashku me Ardian Kollozi, do të rikthenin në Vlorë,
jo vetëm fitoren e PD por edhe në rang vendi, do të kishin goxha ndikim në
rikthimin e kësaj partie në qeverisjen e vendit, pas një opozite të lodhshme
tetëvjeçare. Z. Leskaj do të ishte i vetmi ministër nga Vlora, si nga PD apo
nga PS, që do të akordonte fonde të konsiderueshme për zhvillimin e kulturës dhe
sporteve në qytet, duke fituar edhe simpatinë e të majtëve që qeverisin
bashkinë e Vlorës. Sot, në detyrën e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit,
i ka ndryshuar imazhin këtij institucioni Kushtetues, ndërkohë që është
institucioni në lartësinë e detyrës për sa i përket kontrollit rigoroz të
financave të shtetit dhe denoncimin e të gjitha rasteve ku janë evidentuar
shkelje dhe abuzime.

Sigal