Socialistët me 2 fytyra. Si opozitë u zotuan se do ta zhbëjnë koncesionin, ndërsa sot përfitojnë

726
Sigal

Deputeti Taulant Balla hesht ndaj akuzave se të afërmit e tij janë punësuar te Lotaria Kombëtare

Në 5 mars 2013, Kuvendi me 73 vota pro dhe 61 kundër miratoi dhënien kompanisë “Austrian Lotteries’  licencën për Lotarinë Kombëtare. Opozita socialiste  ishte shprehur kundër licencës për Lotarinë Kombëtare.

Opozita socialiste: Do ta zhbëjmë koncesionet e turpshme

 Kreu i PS-së, Edi Rama  shkruan në Twitter: “Argumentet e qeverisë për Lotarinë Kombëtare krejt vetë diskredituese! Ne do t’ia kthejmë publikut të drejtën e pronësisë mbi këtë lojë”.

Deputeti Taulant Balla: Do anulojnë licencën që kanë rënë dakord me Zenin

Deputeti Taulant Balla më 26 korrik 2012 nga foltorja e Kuvendit deklaron se “Do të zbardhim të gjitha pazaret, të gjitha parakontratat. I them sot kompanisë “Australin Lottery”, që tender-komedia e Ridvan Bodes nuk vlen, ndërsa licencën që kanë rënë dakord me Zenin, ne do ta anulojmë dhe do t’ia kthejmë atë shqiptarëve. Nuk mund të lejojmë që shqiptarëve t’ju merren një pronë publike, prej më shumë se 100 milionë eurosh, se kështu ka rënë dakord Zeni në Austri”, tha Balla.

Brace: Kuvendi, lavatriçe e Berishës. Po shet HEC-et si të jenë domate
Po më 5 mars 2013 deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin për  privatizim të paligjshëm të Lotarisë Kombëtare, të 4 HEC-ve, në dëm të vendit dhe në interes te Berishës. “Këtu ka ndodhur gjithçka, privatizimi i personalizuar, i paligjshëm, privatizim nën çmim, aplikuar në çdo rast, privatizimi me garante të forta për blerësin, të gjitha të kryera nga qeveria e Berishës. Kuvendi që shihni sot nuk di gjë, nuk ka marrë pjesë në proces, 80% e deputetëve nuk e njohin marrëveshjen që do të votojnë sot, Kuvendi është kthyer në lavatriçe që lan e shpëlan marrëveshje të korruptuara në shitje të atdheut”- tha Brace.PS-ja në opozitë ka kritikuar mbi 10 koncesione që qeveria e Berishës dha, sidomos vitet e fundit të mandatit të dytë qeverisë, sikurse ishte edhe koncesioni i HEC-it të Ashtës, ku qeveria e Berishës pranoi që, nëse për shkak të shirave nuk ka derdhje të mjaftueshme uji, qeveria do ta dëmshpërblejë kompaninë private me ….dëmin e llogaritur si të parashikuar. Po kështu, socialistët opozitarë u zotuan se do të zhbëjnë edhe koncesionin e kolaudimeve, ose do ta liberalizojnë këtë monopol, koncesionin e ngjyrosjes së karburantit, koncesionet e shfrytëzimit të mineraleve, apo të skanimit doganor. Mirëpo, në këto 1.7 muaj qeverisje, Rama nuk ka bërë asgjë, përkundrazi.

Shkëlzen Berisha akuza Ballës: Sot përfiton nga ato koncesione që denoncove

Shkëlzen Berisha, ose “Zeni”, siç e akuzoi Balla në Kuvend, për koncesionin e Lotarisë Kombëtare dhënë kompanisë austriake, nëpërmjet “Facebook”-ut, akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën, se ka punësuar te Lotaria Kombëtare motrën dhe kushërirën e tij të parë. Shkëlzen Berisha shkruan: “Palaço i Ramës para zgjedhjeve deklaronte se Austrian Lotary ishte një biznes i imi dhe se PS-ja do ta zhdukte sapo të fitonte zgjedhjet! (për këtë shpifje është dënuar në shkallën e parë të gjykatës Tiranë). Pas zgjedhjeve, Palaço harroi shpifjet dhe premtimet dhe punësoi aty motrën dhe më pas mbylli gojën me shukun e lekëve që merr nga “Austrian Lotary” e motra (Fjoralba Balla Soukis) dhe vajza e dajës së tij (Aurora Çekani) me kompaninë e tyre “ARTS”. Pyetja ime për të  është: Sa nga kjo gjobë që i mundëson kësaj kompanie biznesin, që premtuat se do ja zhduknit, sapo të merrnit pushtetin, mbërrin në xhepin tënd dhe të Ramës?