Skraparllinjtë presin me madhështi 5 Shtatorin, festën e tyre të çlirimit

768
Sigal

Tre Presidentët, Mejdani, Moisiu dhe Topi, vizitën e tyre të parë e kanë bërë në Skrapar

A do të shkojë Bujar Nishan këtë radhë?! 

Veç Ramiz Alisë, që e kishte si shtëpinë e tij Skraparin, ku dhe kishte luftuar gjatë Luftës, tre presidentët e mëpasshëm Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi daljet e tyre të para nga Presidenca në terren i kanë bërë në Skrapar. Çuditërisht edhe fjalimet e para në popull të  tre presidentëve shqiptarë janë mbajtur në qytetin e Çorovodës.  Data 5 shtator, në 15 vitet e fundit ka pasur të ftuar  në çdo jubile presidentin e sapo zgjedhur të vendit. Të thuash  rastësi është pak. Mbase ka  ndikuar dhe fakti që qyteti u çlirua 2 vite para se të çlirohej gjithë  vendi. Rexhep Meidani, presidenti që i duhej të bashkonte shqiptarët pas  1997-ës, fjalimin e unitetit dhe të vëllazërimit; e mbajti pikërisht në qytetin jugor,  në 5 shtatorin e vitit 1997. Veç ceremonisë përkujtimore, Meidanit ju  desh të jepte dhe mesazhin e paqes mes politikës.  Në të njëjtën  linjë ka qenë pasardhësi i tij, Alfred Moisiu. I zgjedhur nga një  kompromis i rrallë mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, Moisiu,  ndër provat e para kish dhe vlerësimin për Luftën Antifashiste  Nacionalçlirimtare. Në këtë mënyrë i duket se i dha fund një debati të  hapur atëherë në lidhje me qëndrimin e kreut të shtetit për Luftën e  Dytë Botërore. Në vitin 2007 në festën e Skraparit ka qenë edhe Presidenti Topi Pjesëmarrja e Presidentit Topi në atë kohë në kundërshtim me linjën e  partisë së tij, nuk prishi rregullin e dy të parëve. Ndërsa në  fjalimin e tij të zjarrtë Topi do të vlerësonte dhe një herë historinë e Luftës  Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe traditat luftarake.  Këtë vit është ftuar edhe Presidenti i ri, Bujar Nishani, i cili nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen. Skraparllinjtë e presin!… Ata dinë të presin dhe t’u japin dorë udhëheqësve të shtetit shqiptar të riafirmojnë traditat dhe të japin mesazhe bashkëpunimi për të ardhmen.  Koincidencë apo protokollare!? Ndoshta kjo ka ndodhur ndoshta për dy arsye: se kjo datë ka qëlluar afër datës së tyre të zgjedhjes si Presidentë, por edhe për shkak të dëshirës së tyre. Është një koincidencë e çuditshme, por kështu ka ndodhur vërtet.

Rexhep Meidani

U  zgjodh President më 24 korrik të vitit 1997. Takimet e para zyrtare i  bëri me përfaqësuesit e politikës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare në  vend. Ndërsa vizitën e parë si President i vendit jashtë Tiranës e ka  bërë në qytetin e Çorovodës me rastin e festës së Çlirimit.

 2002

Alfred Moisiu

U  zgjodh President i Republikës më 24 korrik 2002. Ashtu si paraardhësi i  tij, Meidani, edhe Moisiu vizitën e parë protokollare e ka bërë në  qytetin e Çorovodës në Skrapar, në

përkujtim të festës së çlirimit të  qytetit nga pushtuesit nazifashistë.

 2007

Bamir Topi

Ka  prishur paksa rregullin e zgjedhjes, por jo atë të vizitës ceremoniale.  Bamir Topi u zgjodh President më 20 korrik të vitit 2007. Ndërsa vizitën  e parë zyrtare në një ceremoni përkujtimore e ka bërë dhe ai si  paraardhësit e tij në qytetin e Çorovodës

 2012

 Bujar Nishani

Këtë vit është ftuar edhe Presidenti i ri, Bujar Nishani, i cili nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen. Skraparllinjtë e presin!… Ata dinë të presin dhe t’u japin dorë udhëheqësve të shtetit shqiptar të riafirmojnë traditat dhe të japin mesazhe bashkëpunimi për të ardhmen.

 5 Shtatori i vitit 1942  ka qenë dhe mbetet një nga datat më të shënuara për skraparllinjtë, dhe jo vetëm për ata që banojnë aty, por kudo që janë, pasi lidhet me një nga ngjarjet historike më të mëdha të jetës së tyre, çlirimin e rrethit nga pushtuesit fashistë dhe tradhtarët e vendit. Kjo datë simbol shënon zonën e parë të çliruar në Shqipëri, ku pas largimit të administratës së atëhershme, nuk u vendos administratë tjetër, veç pushtetit të Këshillave Nacionalçlirimtare. Është kjo arsyeja që 5 Shtatori festohet bukur. Aq më tepër këtë vit ai bie në vitin jubilar të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Festa është më datën 5 shtator, por e vërteta është se ajo ka një javë që ka filluar. Sheshi “Riza Cerova” në qendër të qytetit zjenë nga këngët e vallet. Lokalet janë plot. Sido që të rrallë, tani pas 70 vjetësh, kanë ardhur edhe ish-luftëtarët, Nga makinat dhe autobusët e shumtë vijnë të larguarit, të cilët me këtë rast takohen edhe me njerëzit e tyre që banojnë në Skrapar. Në bashki mësojmë se ka një program të ngjeshur për të gjitha ditët, por sidomos për datën 5. Kryetari i Bashkisë, njëkohësisht edhe kryetari i Komisionit të Festës, Nesim Spahiu tregon programin, i cili edhe mund të ndryshojë në vartësi të personaliteteve të larta që do të vinë në festë, të cilët ende nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen. P.sh, pritet Presidenti Nishani, po kështu edhe Kryeministrit i është bërë ftesë. Sidoqoftë të sigurt janë Kryetari i Lidhjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nënkryetari i Kuvendit, Nasip Naço, deputeti i zonës Fidel Ylli dhe deputetë të tjerë të Qarkut të Beratit. Ndër veprimtaritë kryesore janë disa inaugurime të fillimeve të punimeve në infrastrukturën  rrugore, panairi i promovimeve të produkteve të zonës, koncerte të ndryshme me artistë popullorë vendës dhe të ftuar.

Programi i festës

Datë 4 shtator

Ora 15:00: Inaugurohet fillimi i punimeve të rrugës Çorovodë-Hambull

Ora 19:00: Koncert në sheshin “Riza Cerova”

Datë 5 shtator

Ora 9:00: Panairi i produkteve tradicionale të zonës

Ora 10:00: Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

0ra 10:30: Vizita në Muzeun Historik

Ora 11:00 Miting në sheshin e qytetit

Fjala e hapjes na kryetari i Bashkisë

Fjala përshëndetëse nga Komiteti i Veteranëve, Enver Naska

Përshëndetja e të deleguarit

Ora 12:00 koncert Festiv –Grupe e këngëtarë të ftuar

Ora 12:30: Vizita në familjet e dëshmorëve

Ora 13:00 Dreka