Skrapar, shkollë e rrënuar për vitin e ri shkollorë për fëmijët e 3 fshatrave

730
Shkolla e tre fshatrave në gjendje skandaloze, asnjë ndërhyrje për të pritur nxënësit për këtë vit të ri shkollor. Fëmijët e tre fshatrave Nishovë, Bargullas dhe Novaj, të njësisë administrative Bogovë, në bashkinë e Skraparit do ta nisin vitin e ri në një shkollë, godina e së cilës është tërësisht e rrënuar. Shkolla nëntë-vjeçare që përfshin këto tre fshatra ndodhet në gjendje skandaloze, ndërkohë që problem vazhdon të mbetet fakti që dhe banjat e shkollës ndodhen jashtë godinës së saj, por edhe jashtë funksionit.

Në këtë shkollë mungojnë edhe xhamat, ç’ka e bën të pamundur zhvillimin normal të mësimit, sidomos gjatë dimrit, pasi në të nuk as ngrohje. Ndonëse, ende në ditët e pushimeve verore, fëmijët e fshatit shprehen se gjendja e shkollës ashtu siç ishte vitin e kaluar ashtu do ti pres dhe për këtë vit, pasi shihet qartë se asnjë ndërhyrje nuk po bëhet për përmirësimin e kushteve. “Kjo është shkolla, kushtet nuk janë shumë të mira, mungojnë kushtet, tualeti nuk është në kushte të mira. Jo të gjitha klasat kanë dritare me xhama”, shprehen fëmijët. Pas klasës së nëntë fëmijët e këtyre fshatrave janë të detyruar të udhëtojnë me kilometra të tëra drejt Poliçanit, qytetit më të afërt për të vazhduar arsimin e mesëm, pasi shkolla aktuale nuk përmbush asnjë kusht elementar. Madje edhe stafi pedagogjik është shumë i reduktuar.
Sigal