“Skënderbeu” poema e Grigor Perlicev e vitit 1861

1698
Gëzim Llojdia

Në 500-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, gazeta “Ðrita”, gazetë letrare e asaj kohe, në vitin 1967 sjell për botim një fragment poemë të shkruar nga poeti bullgar Grigor Perliçev, e cila i kushtohej Skënderbeut shkruar në vitin 1861,e përkthyer në gjuhën shqipe nga Spiro Çomora. Ngjarjet zhvillohen në një kamp pushtues, pra aty na paraqitet tabloja e kampit turk gjatë natës, përpara luftës dhe fillimin e ndeshjes me Ballaban Pashën, të nesërmen. Poema, është shkruar në shekullin e 19-të. Ky është njoftimi që jep gazeta letrare: “Drita” Një autor tjetër shkruan infoglobi.com: Kjo e frymëzoi të shkruajë greqisht “Skënderbeu” (1861), që mbeti dorëshkrim. Aty i këndon heroizmit të luftëtarëve shqiptarë dhe prijësit të tyre, Skënderbeu, i cili jepet edhe si mbrojtësi i popujve të tjerë të Evropës. Poema Perliçevit është e frymëzuar nga vepra e Barletit. 

Kush ishte autori Grigor Stavrev Parlichev
Grigor Stavrev Parlichev ishte shkrimtar dhe përkthyes bullgar. Ai lindi më 18 janar 1830 në Ohër, që aso kohe ishte nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe vdiq në të njëjtin qytet, më 25 janar 1893. Parlichev studioi në një shkollë greke në Maqedoni. Në vitet 1850 ai punoi si mësues grek në qytetet Tiranë, Prilep dhe Ohër. Në vitin 1858 Parlichev filloi të studionte mjekësinë në Athinë, por u transferua në Fakultetin e Gjuhësisë në 1860. Po atë vit Parlichev mori pjesë në garën vjetore poetike në Athinë duke fituar çmimin e parë për poezinë e tij, në bullgarisht “The Serdar “, shkruar në greqisht. I respektuar si “Homeri i dytë”, iu dha bursa e universiteteve në Oksford dhe Berlin. Në atë kohë ai pretendonte se ishte grek, por opinioni publik në Athinë theksonte origjinën e tij jo-greke. Parlichev i pakënaqur nuk pranoi bursat e ofruara dhe u kthye në Ohër në vitin e ardhshëm akademik. Shtëpia e Grigor Prličevit ishte në Ohër, Maqedoni. Në 1862, Parlichev u bashkua me luftën për kishën dhe shkollat e pavarura bullgare, edhe pse vazhdoi t’iu mësonte nxënësve greqishten. Pasi kaloi disa kohë në Konstandinopojë në vitin 1868, duke u njohur me letërsinë sllave të Kishës, ai u kthye në Ohër, ku mbështeste zëvendësimin e greqishtes me bullgarishten në shkollat dhe kishat e qytetit. Po atë vit Parlichev u arrestua dhe kaloi disa muaj në një burg osman, pasi ishte dërguar një ankesë për të nga peshkopi grek i Ohrit. Në atë kohë filloi të studionte gjuhën bullgare, ose, siç e quante vetë, gjuhën sllave Nga kjo kohë deri në vdekjen e tij, Parlichev vazhdoi të shkruante vetëm në bullgarisht. Në vitin 1869 Parlichev dha mësim gjuhën bullgare në disa qytete në mbarë Perandorinë Osmane, duke përfshirë Strugën, Gabrovon, Manastirin, Ohrin dhe Selanikun. Ai filloi krijimin e shkollës së mesme bullgare të Selanikut. Në 1870, Parlichev përktheu poezinë e tij “The Serdar” në bullgarisht në një përpjekje për të popullarizuar veprat e tij të mëparshme në mesin e audiencës bullgare, të cilat u shkruan në greqisht,. Ai gjithashtu shkroi një poemë tjetër “Skënderbeu”. Parlichev ishte përkthyesi i parë bullgar i Iliadës së Homerit më 1871, ndonëse autoritetet ishin shumë kritikë ndaj gjuhës së tij. Parlichev përdori një përzierje specifike të sllaveve të Kishës dhe dialektit të tij të shenjtë të Ohrit, krejtësisht të ndryshëm nga ajo bullgare, që ishte në proces të standardizimit në bazë të dialekteve të saj lindore. Prandaj ai konsiderohet gjithashtu si një figurë themelore e literaturës së gjuhës së mëvonshme të standardizuar të Maqedonisë. Ai botoi edhe një numër artikujsh të gazetave dhe një autobiografi.

Fragment poeme
Dhe turqit vigjëlonin nëpër çadra.
Pasi mbaroi roj’ e par’ e natës, kur gjumë’ i ëmbël bie mbi qepalla,
filluan t’u faniteshin atyre ca shenja ogurzeza te përbindshme.
Tufan, shtrëngate t’egër, ulërinte; buçima shungullonjëse tërmetesh te nëndheshme pa pushim shpërthenin; ndën themel të dheut qartë ndiheshin valët e largme fort t’Adriatikut që ulurinin rende;
lehje qensh e krrokëllitje vajtimtare bufesh nëpër fushim t’ushtrisë oshëtinin;
hëna, e gjaktë, u pa mes resh të egra duke lëshuar dritë të llahtarshme;

për gjithë natën vetëtinte zoti, sepse ai të nesërmen do niste në boten tjetër miëjra shpirtra burrash fisnikë, kryetrima.
Frikë e madhe u ngriu gjakun gjithë Otomanëve, askush prej tyre s’pat guxim të bënte pak gjumë’ t’ëmbël, para se t’i lutej Allahut, zemërdredhur, gjunjëthyer.

I qeshur, lajmëtari i një dite gazmore e të kthjellet hapi derën e Lindjes n’hapësirë, dhe loja gisht trëndafil kaloi me qerre t’re, shpërndau errësirën edhe maleve mijëvjeçare u praroi majat; dhe ngiste e ngiste kuajt frerë-arle, sikur shpejtonte ajo për të mbikëqyrur ndeshjen e madhe tmerr të asaj dite…

Heroi Skënderbe dolli nga dhoma si Marsi vet’ i vrullshëm, zbriti Shkallet dhe gjeti në kuvend mjaft kryezotër, që prisnin t’armatosur sa të vinte. U foli «Ju uroj ditë të mbarë», edhe ata iu gjegjën ngjatjetimit «Jetë te gjatë’ e fat zoti të faltë». «Kjo ditë, shtoi Topia, do të jetë për ne e bardhë, për armiqtë’ e zezë. Gjëmim të madh dëgjova prej së larti, dhe qielli është ‘ i kthjellët, nuk shoh re. Ogur si ky u pa edhe një herë kur ishte ndezur lufta me Alinë që printe një hordhi prej dyzetmijë barbarësh; ne i therem si bagëti dhe toka e Shqipërisë u mbulua me trupat e të vdekurve; u kalben kufomat, edhe orlat që nga Ganxhi u nisën fluturim, sepse nuhatën kërmat e mjera. Gjer n’Adriatik mahniteshin detarët duke ndjerë’ së largu kundërmimin, kur fryn era e lindjes e rrëmbyer. Nuk shpëtoi asnjë nga ata dyzetmijë shpirt. Sulllan Muratit gjëmën t’i rrëfente, dhe gjet gjithë vdekjen e patretur».

Dhe Skenderbe fatosi iu përgjigj: «Tapi, kjo luftë s’është si të tjerat, por shumë më e rreptë’ e përgjakshme, se prijsat e Turqve kanë mend aq’e sa s’pat asnjë nga sa i nisi Sulltani Krujës; as pusit’ as dredhat s’na hyjnë më në punë, vetëm zemra e ndezur, trimërore, dhe qëndresa». Ja hipi atëherë Skënderbeu kalit krifëzi, e pas atij të gjithë kryezotërit, dhe shkuan kaluar nëpër rreshtat e ushtrisë; u hodhi një vështrim te mprehtë mbreti, pa flakën e trimërisë që kishte ndezur fytyrat e ushtarëve, e tha: «Nurin hyjnor shoh në fytyrat tuaja dhe përmbi kryet tuaja fitoren që fluturon: Sikush nga ju njëqind barbarë si këta mund te përmbysë! Dyfishi juaj janë, miq, barbarët, po për fitoren ju jini shumicë, mjaftojnë edhe pak… Tani, o burra!» Vikati ushtria nga kushtrimi dhe shkoi pas atij duke kënduar një këngë luftarake, e u sulën, rreshtuar, këmbësorë e kalorës’, përmes derës se tunxhte dhe buçiti kushtrimi në deri pa fund e anë. Burrat, që nga kështjella, iu përgjigjën me thirrje zemërndezëse vëllezërve për luftë dhe ata të dëshiruarit. Poterja e vikamave iu ngriu gjymtyrët Sarakenëve, por vetë i madhi Ballaban u jepte zemër dhe trim Jakupi, bir i Xheladinit, kaluar duke rendur lart e poshtë. I pari qe u sul jashtë hordhisë ishte Jakupi, hero i Otomanëve, kalorës mbi në atë të madh persian, Fatosin duke sharë gojëndyre:

«Pa dil, o qen bir qeni, i fëlliqur, të matim forcat tona trup me trup!

Sot, ose njëri nesh, ose të dy, s’do shohë dritën më, në terr do zbresë!»
Gjakftohtë, Skënderbeu iu përgjigj sharjeve të Jakupit duke ngarë Shahinin krifëzi edhe u sos përpara tij fatosi Skënderbe, shpatën e tij -të frikshme, të pathyeshme, vepër e hershme mjeshtri – duke mbajtur në dorë fort dhe ngritën shpatat lart, kundruall njëri tjetrit, sypërflakur. Turma u kishte ngulur sytë, e mekur, dhe nga çdo, anë u ndie menjëherë një murmuritje e gjatë. Atëherë fatosi Skënderbe mendoi: vallë duhej ta zgjaste shumë dyluftimin, apo t’i binte shkurt që me goditjen e parë e ta shuante djaloshin. Pa humbur kohë’ ai mori vendim ta shuante djaloshin menjëherë, se ora e betejës po afronte dhe duhej t’u rrëfente Otomanëve ç’fuqi kishte në duar. Me tërbim i pari u vërsul Jakup zemraku dhe shpatën majëmprehtë zgjatte tutje drejt kokës së kreshnikut Skënderbe, i cili iu shmang plagës, ngriti shpatën, ja theku mu në ije dhe e ndau më dysh; dhe trupi u shemb si një trung peme, edhe fytyra e nurshme u trazua me pluhurin, ndërsa dora e mëngjër frerin e kalit mbante… Ati u ndal dhe hingëllinte, i qetë, duke mbajtur në sup copat e gjakta të të zotit, këmbët e rropullitë: një kalorës i mjerë.. Dhe gjëmoi Skënderbeu: «Eni pas meje, bij të Shqipërisë.’»
Sigal