Skemë për “izolimin” e mjekëve me lista emërore në kufi, kërkesë Gjermanisë për rikthimin e 560 të ikurve

799
Përparim HALILI
“Rilindja” ka braktisur popullin, përse nuk po ikin nga vendet e tyre edhe qytetarët e Malit të Zi, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë e Bosnjës?!

Bllokimi që po u bëhet shqiptarëve në kufi, për të mos lejuar ikjen e madhe, mendohet të bëhet e specifikuar edhe për mjekët, të cilët synojnë të largohen nga vendi, për motiv punësimi. Pa llogaritur mbi 4000 mjekë të ikur në emigracion pas vitit 1991, kjo ikje është “rilindur” si fenomen arratie pa kthim në 2 vitet e fundit. Të gjendur përballë një sistemi shëndetësor të degraduar, të korruptuar e pa asnjë shpresë për punë të qetë dhe të pavarur, të pa vlerësuar financiarisht e të cenuar në personalitetin si njerëz e mjekë prej drejtuesish batakçinj e jashtë profesionit, prej një ish-ministri sharlatan, prej një kryeministri “prokuror e gjyqtar”, mjekët shqiptarë kanë marrë vendim “popullor” për t’ia mbathur përjetësisht e familjarisht nga Shqipëria! Siç ka deklaruar F. Brahimi, “Kryetar i Urdhrit të Mjekut Shqiptar”, vetëm në dy vitet e fundit, janë larguar për në Gjermani mbi 500 mjekë të përgjithshëm e specialistë të ndryshëm, me tendencë për ikje të tjera, më të shumta, pa llogaritur mijëra infermierë e laborantë që “arratisen” çdo javë. Zbrazja e sektorit të shëndetësisë nga mjekët, sidomos nga mjekët specialistë, ka krijuar kaos në këtë shërbim në QSU e Tiranës dhe në spitalet rajonale të vendit. Por ka lënë pa shërbim mjekësor banorë të shumë zonave të vendit, të cilët detyrohen të dynden në spitalet rajonalë e në QSU-Tiranë. Para disa ditësh, gazeta “Telegraf” paralajmëroi vendimin e qeverisë shqiptare, për të mbyllur 163 qendra shëndetësore në zonat rurale, mbasi në to nuk ka shërbim mjekësor, për shkak se mjekët janë “arratisur” në Tiranë dhe jashtë Shqipërisë! Ata kanë ikur dhe vazhdojnë të ikin, për shkak të pagave të ulëta, për shkak të monopolizimit të së drejtës së karrierës prej një “kaste” mjekësh parazitë e të tej-plakur, të lidhur me “fije” të vjetra e të reja nepotike e klanore me politikën, pushtetin dhe korrupsionin, por edhe prej dhunimit që u bëhet gjatë shërbimit e ata janë krejt pa mbrojtje shtetërore! Këtë ikje masive të mjekëve që përbën alarm për mbetjen e vendit pa mjekë, thuhet se do ka vendosur ta ndalojë me “urgjencë”, një urdhër i kryeministrit, për t’i bllokuar ata në kufirin shqiptar. Ky “izolim” i mjekëve brenda Shqipërisë, nuk do të bëhet me “kushte” financiare e garanci pritësish jashtë shtetit, por me ndalim verbal për mosdalje të tyre nga Shqipëria, për 3 vjet. Informacioni që na ka ardhur, thotë se në zbatim të kësaj skeme izolimi, ministria e Shëndetësisë i ka dorëzuar policisë kufitare, listën emërore të mjekëve shqiptarë dhe sipas kësaj liste, çdo mjek që do të kërkojë të kalojë matanë kufirit shqiptar, do të kthehet mbrapa, jo duke u bërë të ditur urdhrin, por “për shkaqe që di policia”, ose duke u nxjerrë shkaqe të sajuara! Burimi informacionit, na bën me dije gjithashtu, se kryeministri Rama i ka kërkuar qeverisë Gjermane, të rikthejë urgjent të gjithë mjekët e punësuar atje, duke i çuar edhe listën emërore të tyre, të nxjerrë nga “Urdhri i Mjekut”, prej të cilit ata janë pajisur me dokumente largimi; me vlerësim pune si “mjek të aftë e të certifikuar për ushtrimin e profesionit”! 
Sigal