Skema, si u përdor “check-up” për të fituar miliona

664
Përparim HALILI

Në vend të “Check-up” duhej bërë “Pasaporta Gjenetike”, kushton sa 30% e koncesionit
OBSH urdhëroi, por qeveria “Rilindja” nuk e zbatoi, vetëm Shqipëria dhe Bosnja nuk i kanë pajisur shtetasit me këtë dokument
Spitalet shqiptare dhe ato të huaja brenda e jashtë Shqipërisë, nuk i marrin në konsideratë analizat e Vilmës, 60% e shqiptarëve që kanë bërë “Check-up”-in, nuk kanë dalë me ato simptoma që janë përcaktuar nga ky kontroll
Ministri “teknik” i Shëndetësisë, krejt rastësisht ka zbuluar dhe po mbanë të fshehtë, një prej 80 skandaleve shtetërore në shëndetësi, me autor ish-ministrin Ilir Beqja, bërë në 40 muajt e veprimtarisë së tij në krye të shëndetësisë shqiptare! Nuk është fjala për skandalet e publikuar nga “Telegraf” si mashtrimi me shëndetësinë falas, për koncesionet e laboratorëve e hemodializës, të mos-rimbursimit të 100% të ilaçeve jetike për të sëmurët kronikë e ata me sëmundje të rënda, për premtimin fals të uljes së çmimit të ilaçeve dhe për ilaçet e skaduar që klientët dhe ortakët e ish-ministrit i çojnë nëpër spitale e farmaci shtetërore. Jemi përballë një skandali, me përmbajtje të plotë “mashtrim zyrtar”, që ky ish-ministër së bashku me shefin e tij të “Rilindjes” i kanë bërë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), lidhur me sajimin dhe futjen në veprim, të koncesionit të “Check-up”. Sipas këtij skandali, në vend të kontrollit laboratorik mjekësor periodik, shqiptarët duhej të pajiseshin me “Pasaportë Gjenetike” e cila deri tani është aplikuar në të gjithë vendet e BE dhe Rajonit, përveç Shqipërisë e Bosnjës. 
Çfarë është “Pasaporta Gjenetike”?
Sa për informacion, “Pasaporta Gjenetike” është dokumenti mjekësor personal i çdo shtetasi, që përmban çdo të dhënë shëndetësore aktuale dhe çdo “virus” të pritshëm që mund të bëhet pjesë e organizimit të njeriut ndër vite, referuar të dhënave bazë shëndetësore të tyre. Më saktë është një variant i plotë dhe i shkencor i kartelës mjekësore që krijohet nga kontrolle të detajuara të çdo organizimi! Pra, kjo “pasaportë” ka gjithë “identitetet” e çdo personi të gjallë, qoftë ose jo pacient në trajtim mjekësor! Po kështu, për çdo person të ikur nga jeta, pasaporta mbahet në arkivin e Shëndetit Publik të zonës së banuar, që në raste trajtimesh mjekësore, të bëhen krahasimet dhe përcaktimet paraprake gjenetike të pasardhësve që janë gjallë, në rastet kur ata trajtohen me mjekim ose ndërhyrje kirurgjikale. Është një element referimi, orientimi, saktësie dhe sigurie për trajtimin mjekësor. “Pasaporta Gjenetike”, i jepet çdo shtetasi shqiptar që në ditën e parë të jetës (lindjes) dhe rifreskohet pas 4 vitesh për moshën 0-5 vjeç, në çdo 7 vite deri në moshën 40 vjeç dhe në çdo 5 vite mbi këtë moshë, duke pasqyruar gjithë “identitetet” e reja shëndetësore të individit! Çdo qytetarë që shkon për shërbime mjekësore, duhet të paraqes “Pasaportën Gjenetike”, si bazë të dhënash paraprake orientuese për mjekët. Në Shqipëri nuk është aplikuar akoma ky dokument “identifikimi” sëmundjesh apo rreziqesh të pritshme të shkaktimit dhe transmetimit të tyre gjenetik. Pse?
Ilir Beqja bllokoi “Pasaportën Gjenetike”, miratoi “Check-up” me 73 milionë euro më tepër
Në mars 2014, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), urdhëroi ministrinë e Shëndetësisë, të niste projektin për pajisjen e gjithë shtetasve shqiptarë me “Pasaportë Gjenetike”, duke i ofruar dhe asistencën e plotë teknike e financiare të këtij projekti. Si model të përgatitjes së kësaj “pasaporte”, do të merreshin dy praktikat me të avancuara: “Pasaporta Gjenetike” amerikane dhe ajo gjermane, duke u përzgjedhur prej vetë ministrisë së Shëndetësisë Shqiptare, se cila do të aplikohej! Po çfarë ndodhi? Ky urdhër nuk u zbatua nga ish-ministri Beqja, mbasi në atë periudhë kishte nisur procedurat e koncesionit të kontrollit laboratorik mjekësor të shtetasve për moshat mbi 40 vjeç, që rezultoi se ishte një aferë klienteliste korruptive fiktive, që nuk ishte falas siç u tentua të paraqitje, por paguhet nga taksat publike! Këmbënguljes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ish-ministri Beqja iu përgjigj me justifikimin se në Shqipëri nuk mund të aplikohet “Pasaporta Gjenetike, mbasi nuk dihet as numri dhe as adresat e shtetasve, prandaj dhe fillimisht duhej aplikuar projekti “Check-up”, pra krijimi i informacionit me analiza mjekësore! Për shkak se ish ish-ministri Ilir Beqja, ishte skeduar prej OBSH si pazarxhi me projektet ndërkombëtare dhe fondet publike në shëndetësi, OBSH iu drejtua kryeministrit Rama për të ndalur e anuluar procedurat për koncesionin e “Check-up”-it, si model fiktiv e pa asnjë saktësi të dhënash. Por prej zyrës kryeministrore, iu fol me gjuhën e ish-ministrit Beqja! Për të mos ndeshur më në këmbënguljen e OBSH, ministri dhe kryeministri e bënë fakt të kryer dhënien e “Check-up”-it, kur duhej të aplikonin “Pasaportën Gjenetike” e cila kushton sa 30% e vlerës së këtij koncesioni!
Sigal