Skedohen 2300 pasuri të dyshimta të zyrtarëve të policisë

693
Përparim HALILI
Reforma e spastrimit “Xhafaj” në polici, skedon 2300 pasuri të dyshimta zyrtarësh e shefash
Reforma “Xhafaj” që do të bëhet brenda strukturave drejtuese e zbatuese të Policisë së Shtetit, mendohet se do jetë një nga “spektaklet” më të bujshme e të tej-ngarkuar me fakte dhe personazhe të nivelit të lartë, të cilët për shkak të interesave dhe lidhjeve të tyre me botën e krimit e korrupsionit, kanë krijuar dhe lejuar të krijohet situata me të cilën po ndeshemi këto ditë. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili vjen nga një sukses jo i lehtë i reformës në drejtësi, tashmë ka nisur të realizojë edhe reformën në polici. Këtë reformë, ministri Xhafaj nuk e ka nisur nga dosjet e punësimeve në polici, por nga pasuritë e zyrtarëve dhe shefave të policisë nga Ministria, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit e deri në drejtoritë dhe komisariatet e zonave! Sipas burimeve të gazetës “Telegraf”, thuhet se ministri Fatmir Xhafaj ka ngritur një “grup hetimi” për zbulimin, evidentimin, skedimin dhe zbardhjen e çdo pasurie që ka çdo punonjës policie, i cili ka funksione në këtë shërbim. Pas hartimit të listës me pasuritë dhe emrat e zbuluar, operacioni do të kalojë në fazën e dytë, që do të ketë si objekt burimet e vendosjes ose krijimit të këtyre pasurive fizike si; banesa, vila, resorte, linja prodhimi e përpunimi, fabrika të çdo lloji, “Bar-kafe”, “Fast-Food-e”, markete ushqimore, pika shitjeje me shumicë e pakicë për materiale ndërtimi, automjete taksi, lavazhe, markete, linja bulmeti, ferma bujqësore e blegtorale, linja transporti udhëtarësh e mallrash dhe gjithë llojet pasurive, të cilat zbulohet se kanë në pronësi zyrtarët dhe shefat e policisë! Pas evidentimit të pasurive që janë të regjistruara në emër të tyre e të familjarëve të tyre, do të nisë faza tjetër, për të hetuar pasuritë e fshehura tek të afërmit, duke u regjistruar me emra të tjerë, për t’i shpëtuar deklarimit të pasurive reale e për të mos u bërë objekt i reformës së anti-krimit ekonomik! Hetimi i pasurive, do të shkojë deri tek dyqanet apo bizneset e vogla me pasuri fizike, që drejtuesit policorë kanë edhe në shkallët e pallateve dhe deri kioska kokoshkash nëpër rrugica. Shkas për këtë verifikim, janë bërë informacionet e shumta në lidhje me pasuritë e tyre, të cilat janë në miliarda lekë, të siguruara në rrugë të paligjshme, madje edhe në të gjithë raportet bashkëpunuese me krimin! Kjo reformë në polici është bërë më emergjente, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Elbasan, ku i duk qartazi, që krimi i organizuar ka përfaqësim, financim dhe mbrojtje nga pushteti qendror e lokal, deri në atë farë fuqie, sa shteti ka frikë të veprojë, ose para se të veprojë duhet të marrë leje nga mbrojtësit e krimit, se në çfarë mase duhet të godasë dhe cilët nuk duhet të godasë! Sipas informacionit, deri tani, rezulton se janë evidentuar 2310 pasuri-prona shefash e ish-shefash, zyrtarësh e ish-zyrtarësh qendrorë e lokalë, 70% e të cilave janë në pronësi të drejtorëve dhe ish-drejtorëve e shefave dhe ish-shefave të komisariateve të policisë! 
Qytetarët paguajnë ujin aq sa vendos çmimin ujësjellësi, por paguajnë edhe sahatët! Çfarë pazaresh fshihen kështu?!
Një skandal tjetër financiar po rëndon shqiptarët, nga Ujësjellësi! Mund të ndodhë që të shkoni të paguani faturën e ujit dhe aty të merrni vesh, që do të paguani tarifën prej 3500 lekësh të reja për sahatin e ri. Kjo për shkak se sahati i vjetër është prishur dhe punonjësit e UKT e kanë ndërruar, duke vendosur një të ri. Pse duhet ta paguajë qytetari sahatin e ujit? Kjo është njësoj si të blesh domate, por të paguash edhe peshoren e shitësit! Ose të udhëtosh me autobus, të paguash biletën, por të paguash edhe gomat apo karburantin e tij! Zëvendësimi i sahatit të prishur me atë të riun, është një procedurë e rregullt, por shkelja e UKT është, sepse asnjë qytetar nuk është vënë në dijeni. Me rregulla, zëvendësimi i sahatit duket bërë, pasi të vihet në dijeni konsumatori. Madje, punonjësi i UKT duhet të dorëzojë edhe një letër proces-verbali për këtë ndërrim. Burime nga punonjësit e UKT-së, thanë se ky është një urdhër i drejtorisë për të mbushur financat e institucionit. Po a është kështu vërtet apo është ndonjë Pazar klientelistë për të shitur sahatet e ndonjë bosi të pushteti e politikës? Nëse sahati është prishur, duhet patjetër të zëvendësohet me një të ri, por pasi qytetari është vënë në dijeni. Dyshimet ngrihet për shkak se kjo procedurë nuk ka transparencë, gjë që lë vend për abuzime e të krijon bindjen, se kjo është një metodë për të zhvatur qytetarët, për llogari të bizneseve private, që padyshim “ushqejnë” edhe shefat e ujësjellësit.
Sigal