S’kanë të ndalur aksidentet në Shqipëri, të tjerë të plagosur në Fier dhe Fushë – Krujë

598
Sigal

Katër persona janë plagosur nga një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Luz.

Dy makina, njëra me targa shqiptare dhe tjetra fuoristradë me targa italiane janë përplasur rreth orës 19:00, ndërsa katër persona u plagosën.

Dy nga të plagosurit janë dërguar në spitalin Ushtarak, pasi janë dëmtime më të rënda.

Ndërsa në Sheq të Fierit janë përplasur dy automjete “Benz” dhe njëra ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi trotuar.