Skandali seksual i kreut të Gjykatës, Tahiri: Ditë të zeza për drejtësinë, ja pse nuk e duan reformën

527
Sigal

Ministri
i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas publikimit të skandalit të përgjimeve
për kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci. Tahiri thotë se kjo është
një ditë e zezë për drejtësinë.

“Dite te zeza per drejtesine, nder
shume te tilla, vetem kete jave. Njeri ne Diber, tjetri ne Fier, i fundit ne
Gjirokaster. Dite per te kuptuar perse nuk e duan vettingun, as Korporata e
Gjyqtareve, as KLD, as SHQUP-i. E jo vetem keta! Faleminderit medias! Po ben
punen qe duhet te benin institucionet, per fat te keq, por kjo ka edhe me shume
vlere. Ka ende shprese!

Reforma ne Drejtesi do na cliroje nga te gjithe palacot ne sistemin e
drejtesise, qe sot vene ende gjoba ne xhepin dhe mishin e qytetareve. Vetem
reforma ne drejtesi!”, shkruan Tahiri në Facebook.