Skandali, produktet ushqimore të skaduara rrezikojnë konsumatorët

566
Sigal

Kreu i Drejtorisë Rajonale të Ushqimit: Mbyllëm 37 subjekte, vendosëm 50 gjoba, groposëm 20 kv ushqime

Nisur nga ky fakt, këto ditë, Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar Ushqimit, ka ndërmarrë aksione të vazhdueshëm inspektimi, për të parandaluar tregtimin dhe konsumimin e ushqimeve të skaduara në Qarkun e Beratit. Burimet nga kjo drejtori, bëjnë të ditur se, inspektimet janë kryer në të gjithë stabilimentet e përpunimit të qumështit. Si pas specialistëve të kësaj drejtoria bëjnë të ditur se, kontrollet kanë patur si qëllim ndërprerjen e praktikave mashtruese dhe falsifikuese në prodhimin dhe tregtimin e produkteve me bazë, me fokus të veçantë në prodhimin dhe tregtimin e djathit me niseshte. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit,  ka kryer 2500 kontrolle brenda 5 muajve, ku janë pezulluar 13 aktivitete janë firmosur 37 akt-bllokime Gjithashtu, janë vendosur 50 gjoba si dhe janë asgjësuar 20 kuintal ushqime të ndryshme. Lajmin e bën të ditur për gazetën drejtori i AKU-së, Rinald Frashëri, i cili pohoi se, “ky institucion do të ndëshkojë ashpër të gjithë ata tregtarë apo prodhues që rrezikojnë jetën e konsumatorëve me ushqimet e tyre jashtë standardit”. Inspektorët e këtij institucioni, po kryejnë kontrollet në të gjitha njësitë ushqimore dhe ato prodhuese. Më tej, Frashëri është shprehur, se, “ne kemi një planveprimi të hartuar 4 muaj më parë, ku konsiderohet pikënisja e inspektimeve speciale për këto produkte”.  Inspektimet speciale do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, duke bërë të mundur që të kontrollohet çfarë tregtohet dhe çfarë prodhohet dhe çfarë konsumohet.  Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit shprehet, se gjatë kontrolleve të ushtruara në supermarket, minimarket, subjekteve tregtimit si dhe baxhot janë bllokuar një sasi e madhe produktesh ushqimore dhe produkte me bazë qumështi, për të cilat u ndoqën me korrektësi procedurat ligjore të bllokimit dhe asgjësimit. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se, brenda dy ditëve janë bllokuar 200 kilogram salcë kosi 120 kilogram gjalpë i ambalazhuar, të cilat ishin shumë të rrezikshme nëse ato do të konsumoheshin nga njerëzit po kështu janë asgjësuar dhe shumë asortimente ushqimore u shprehet Frashëri. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, do të vazhdojë inspektimet në të gjithë qarkun dhe në zonat rurale, duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve të skaduara duke garantuar tek konsumatori sigurinë ushqimore, aq më tepër për këto produkte, të cilat konsumohen masivisht,- tha ai.