Skandali: Policia e Shtetit ndalon qytetarin të udhëtojë jashtë Shqipërisë, sepse pasaporta do akoma 4 muaj të skadojë…

3319
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Policia e Shtetit shkel në mëyrë flagrante ligjin, dhunon të Drejtat e Njeriut, me qëllimin e vetëm që t’u shërbejë interesave ekonomike të koncensionarëve.

Qytetari Edison Mehqemeja, nga Berati, pardje do të udhëtonte jashtë Shqipërisë dhe me biletën në dorë dhe me pashaportë paraqitet në Rinas për t’u udhëtuar.

Mirëpo Policia e Shtetit e ndalon të udhëtojë, sepse pasaporta e qkëtij qytetari skadon në 21 korrik 2019, pra duhen edhe 4 muaj që pasaporta të quhet dokument i pavleshëm.

Qytetari u shpjegon se nuk ka të përcaktuar në asnjë ligj që duhet t’i ndalohet udhëtimi jashtë shtetit, para se pasaporta të skadojë deri në ditën e fundit.

Mirëpo, policët, që kujtojnë se ata janë ligji, nuk dhanë asnjë shpjegim, nuk dëftuan asnjë dokument që ndalon qytetarët të udhëtojnë jashtë shtetit, kur pasaporta është në prag të skadimit afërsisht 4 muaj.

Qytetari detyrohet të kthehet, humbet aeroplanin, humbet edhe lekët që pagoi për biletë dhe detyrohet të udhëtojë për në shtetin tjetër nga kufiri i Kakavijës.

Policia në Kakavijë nuk i nxjerr asnjë pengesë. Por edhe policia greke nuk e ndalon qytetarin të udhëtojë në Greqi.

Atëhere, përse Policia e Shtetit në Rinas e ndalon qytetarin të udhëtojë jashtë shtetit me pretekstin se pasaporta skadon për 4 muaj dhe duhet të nxjerrë pashaportë të re? Policia e Shtetit kujt i shërben? Ligjit? Qytetarëve? Apo interesave ekonomike të koncensionarit “Aleat” të pasaportave? Policia e Shtetit në Rinas nuk ishte në gjendje të ndalonte grabitësit brenda në bordin e aeroplanit, qenka kaq e “Forta” me qytetarin, që të ndalojë të udhëtojë edhe pse ka të gjitha dokumentat në përputhje me kërkesat e ligjit.