Skandali/ Pas Spitalit Ushtarak e SHQU-pit, Ministria e Mbrojtjes ‘shet’ edhe ESKU-n!

921
Pas Spitalit Ushtarak në Tiranë (një pjesë dhënë të huajve), tjetërsimit të Qendrës Kulturore të Ushtrisë (SHQU-pi), një tjetër objekt i rëndësishëm kapital i digasterit që drejtohet nga Mimi Kodheli ndërron pronësi. Burime zyrtare të gazetës ‘Telegraf’ konfirmojnë se Enti Sociali Kulturor i Ushtrisë (ESKU) ose ‘Hoteli i Oficerëve’ në Tiranë, siç dhe njihet, i sapo rikonstruktua e përshtatur për mjedise të Ministrisë (!?) me miliona euro, tashmë ka ndërruar pronësi. ‘Me një urdhët të posaçëm, prej disa ditësh, godina e ESKU-t që ndodhet afër godinës së Ministrisë së Jashtëme në Tiranë, i ka kaluar në administrim Ministrisë së Ekonomisë’-shtojnë burimet zyrtare për gazetën ‘Telegraf’. Burime jo zyrtare shtojnë se ‘shitja’ e ESKU, ashtu si dhe privatizimi i Spitalit Ushtarak në Tiranë, dyshohet të jetë hapi i parë, gjoja zyrtar, për ti hapur rrugë në një kohë të caktuar privatizimit të këtij objekti nga persona apo klane me pushtet. ‘Shitja’ gati pa zhurmë e bujë e ESKU-t, ka sjellë indinjatë dhe reagim të ashpër të ushtarakëve… Për më tepër, kur sipas tyre, përflitet (burim jo zyrtar) që po përgatiten dokumentet e ‘shitjes’ së disa objekteve të tjera të rëndësishme, përfshi dhe Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Jalë. ‘Me çfarë po ndodh, në mënyrë sistematike me të gjithë objektet e rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes, po shohim se titullarët që shkojnë e vijnë, po e shikojnë këtë digaster si mall belik. Që nga Spitali Ushtarak, SHQU-pi e deri tek ESKU, për një gjë jemi të bindur: Çfarëdo argumenti të jepet, është realitet që nuk po mendohet për ushtarakët, që për 25 vite, si në asnjë vend tjetër të Europës i kanë lënë pa një spital ku të kurohen, pa një qendër ku të argëtohen dhe shumë të tjerë pa shtëpi’- pohon Kolonel Zyhdi Kroj, President Nderi i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë(SHKURSH). 
‘SHITJA’ E ESK-ut
Një javë më parë, ushtarakët e punonjësit që ishin akomoduar në godinën shumëkatëshe të ESKU-t, në mëngjez, sapo janë paraqitur në punë, janë urdhëruar të marrin plaçkat e paisjet, të hipin në makinë dhe të akomodohen në një mjedis të Akademisë Ushtarake, atu ku është akomoduar prej kohësh. ‘Ky urdhër na erdhi i papritur. Kjo pasi ka pak kohë që pas kthimit të SHQUP-it në zyra partiake, ne na sollën në godinën e ESKU-t, ku u shpenzuan dhe miliona për rikonstruksionin e saj në përshtatje me funksionet, ems të cilave dhe për botimet ushtarake e shtypin. Nuk di se si, po thuhet që për këët rikonstruksion, janë harxhuar mbi 2 milion euro. Ne na kanë vendour në mjediset e Akademisë Ushtarake, aty ku është dhe Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht në atë godinë ku rrinin studentet ushtarake vajza. Mësuam se kjo godinë, ashtu si dhe Ministria e Mbrojtjes në qendër të Tiranës, i ka kaluar Ministrisë së Ekonomisë. Larg qoftë, por siç ka ndodhur dhe me shumë objekte të tjera, ka rrezik që kjo godinë e shumë lakmuar, të bjerë në dorë të tjera’-konfirmuan dje për gazetën ‘Telegraf’ burime jo zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes. 
PRECEDENTËT
Sipari i të cilësuara si ‘Skandale në Ministrinë e Mbrojtjes’ nisi vite më parë me Spitalin Ushtarak. Gjysma e tij, iu dha turqve, por siç është akuzuar dhe akuzohet shpesh, pronarë apo bashkëpronarë janë pushtetarë të lartë të Shqipërisë apo njerëz afër tyre. Me këtë skandal, mijëra ushtarakë, aktivë e në rezervë, si në asnjë vend të Europës, nuk kanë një spital ku të kurohen. Protestat e ushtarakëve sollën dhe reagime. Premtimet e qeveritarëve për ‘rikthim të spitalit’, mbetën vetëm premtime. Kështu ndodhi dhe me SHQUP-in që iu kaluar si godinë PD-së, për të cilën, premtimi ‘do ua rikthejmë ushatrakëve’, ishte premtim i qeverisjes së ‘Rilindjes’ për ardhjen në pushtet, që në fakt, rezultoi të jetë mashtrim. Ndërsa tjetërsimi enigmatik i ESKU-t, është një tjetër veprim i dyshimtë. Ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes, që nuk duan të identifikohen për shkaqe që kuptohen, thonë se, nga titullarët e këtij digasteri, po përgatitet tjetërsimi i shumë objekteve të tjera të rëndësishme. ‘Flitet që po përgatiten shitje apo tjetërsime të objekteve të tjera si Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Jalë, disa objekte (reparte ushtarake) në Vlorë, Në Lezhë e disa zona të tjera të vendit. Shumë të tjerë, shtëpi Ushtarakësh nëpër rrethe, ose janë privatizuar, ose po lihen gërmadha, në pritje të blerësve të piketuar…’- shtojnë burime jo zyrtare për ‘Telegraf’
REAGIMI
Kolonel Zyhdi Kroj: Qeveritarët po sillen me pronat e ushtrisë si në mall belik!
Lidhur me tjetërsimin e objekteve të ushtrisë nga Ministria e Mbrojtjes, ka reaguar dhe Kolonel Zyhdi Kroj, President Nderi i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë: ‘Me çfarë po ndodh, në mënyrë sistematike me të gjithë objektet e rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes, po shohim se titullarët që shkojnë e vijnë, po e shikojnë këtë digaster si mall belik. Që nga Spitali Ushtarak, SHQU-pi e deri tek ESKU, për një gjë jemi të bindur: Çfarëdo argumenti të jepet, është realitet që nuk po mendohet për ushtarakët që për 25 vite, si në asnjë vend tjetër të Europës i kanë lënë pa një spital ku të kurohen, pa një qendër ku të argëtohen dhe shumë të tjerë pa shtëpi’- pohon Kolonel Zyhdi Kroj, President Nderi i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë të Ushtrisë (SHKURSH)
Sigal