Skandali, në Tiranë materialet e votimit shkojnë në KZAZ me makina personale

676
Sigal

Përvçse votime moniste, votimet e nesërme po shënojnë edhe incidente që do të jenë shumë të kushtueshme për standardin e deri tanishëm që ka shënuar Shqipëria në progresin e zhvillimit të zgjedhjeve.

Siç shikohet edhe nga fotot e publikuara nga Faxneës, materialet zgjedhore po transportohen me makina private.

Kodi Zgjedhor e parashikon qartë se materialet zgjedhore duhet të transportohen të shoqëruara me përfaqësues të të dyja kampeve politike, që caktohen në KZAZ, apo QV si dhe nga një punonjës i policisë.

Mesa duket të gjendur të vetëm në garën për Bashkinë e Tiranës dhe jo vetëm, kanë menduar që mund të shkelin dhe Kodin Zgjedhor, sa kohë që askush nuk mund t’i kontrollojë.

Më poshtë shihet mjeti privat me të cilin janë transportuar materialet zgjedhore: