Skandali me rimbursimin, dosja në Apel, Pjerin Xhuvani kërkon lirinë

605
TIRANË- Ish-drejtori rajonal i Fondit të Kujdesit Shëndetësorë për Tiranën Pjerin Xhuvani kërkon lirinë nga Gjykata e Apelit, pas arrestit me burg të vendosur në Gjykatën Penale ndaj tij më 7 qershor. Kërkesa e Xhuvanit për liri është depozituar pak ditë më parë në Apel nga avokati, ndërsa gjithçka do të vendoset të hënën më 22 qershor në orën 9:15 minuta.
Pjerin Xhuvani u prangos pak ditë më parë së bashku me disa vartës të tij dhe administratorin e disa farmacive Hysen Rocin, pasi prokuroria i akuzon për një skemë fiktive të rimbursimit me recetat e pacientëve me anë të së cilës kanë përfituar 56 milionë lekë.
Sigal