Skandali me fshehjen e 220 ligjeve dhe vendimeve

677
Rastësisht, gjatë një praktike rutinë të verifikimit të letrave që vijnë në redaksi dhe ballafaqimit konkret të tyre me ligjet, vendimet, urdhëresat e dekretet shtetërore, ndeshëm në një skandal zyrtar, lidhur me procedurat e botimit të akteve shtetërore në “Fletoren Zyrtare” dhe me skandalin e arkivimit kalendarik të këtyre fletoreve. Po kështu, skandali është prezent dhe në zbatimin e ligjit për procedurat zyrtare të njoftimeve të tenderëve që bëhen nga bashkitë, qarqet, prefekturat, agjencitë e shërbimeve shtetërore, drejtoritë e të gjithë niveleve, ministritë e deri prej qendrave sociale. Çfarë ndodh? 
“Fletorja Zyrtare” e datës 5 maj 2015, fshehur në arkivën e vitit 2014! 
Kërkuam në arkivën e vitit 2015 të “Fletores Zyrtare”, një Udhëzim të Ministrit të Arsimit e Sportit Nr. 58, datë 5. 12. 2014 “Për disa ndryshime në Udhëzimin nr. 43, datë 15.10.2014 Për procedurën e pranimit dhe të regjistrimit në programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë, të ofruara nga institucionet private të Arsimit të Lartë, si dhe për transferimin e studimeve në këto institucione për vitin akademik 2014-2015”, por… nuk e gjetëm dot. Pas interesimit në “Qendrën e Botimeve Zyrtare”, na thanë se ky udhëzim nuk ishte publikuar në arkivën e “Fletores Zyrtare” të vitit 2015, por në arkivën e “Fletores Zyrtare” të… vitit 2014, regjistruar me Nr. 222! Kjo “çudi” na nxiti të verifikojmë arkivën e “Fletores Zyrtare” të viteve 2013-2016. Nga verifikimi i publikimit të datës, numrit dhe vitit të vendimeve, urdhëresave, ligjeve, dekreteve, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, vendimeve e kontratave koncesionare dhe të krejt akteve që ligji e detyron të publikohen në “Fletore Zyrtare” të Republikës së Shqipërisë, rezulton se kemi të bëjmë me një skandal me përmbajte të plotë “krim arkivor”, të ideuar, organizuar e realizuar nga shtetarët. E themi këtë duke shtruar një pyetje: Si është e mundur, që “Fletore Zyrtare” e muajit maj të vitit 2015, të futet në arkivën e “Fletores Zyrtare” të vitit 2014. Mund të ndodh psh., që një “Fletore Zyrtare” e vitit 2014, të futet në arkivën e vitit 2015 paçka se edhe kjo përbën shkelje dhe abuzim të qëllimshëm ligjor, por që një “Fletore Zyrtare” e vitit 2015 të futet në arkivën e vitit 2014, ky është një veprim i paramenduar, për të fshehur diçka që të intereson. Pse? Sipas burimeve tona, ky marifet bëhet me qëllim që qytetarët të cilët janë subjekt i vendimeve e ligjeve që publikohen në këto “Fletore Zyrtare” të cilat “fshihen” në arkivat e viteve të tjerë, të mos kenë mundësi t’i gjejnë dot! Madje nuk i gjejnë dot as avokatët! Por ky marifet shtetëror, bëhet edhe për të mbajtur “sekret” aktet korruptive, apo marrëveshjet e fshehta korruptive e anti-kushtetuese që bëjnë institucionet shtetërore me klientë të tyre, siç janë psh., vendimet dhe kontratat koncesionare, të cilat ligjërisht duhen publikuar në “Fletore Zyrtare” jo më vonë se 5 ditë nga hyrja në fuqi dhe jo më pak se 10 ditë nga vendim-marrja! Pikërisht kjo nuk ndodh, ose më saktë, ndodh duke e përdorur “Fletoren Zyrtare” si “mjet për të fshehur e lënë në heshtje, pa njoftim e pa kontakt publik të vendimeve korruptive që miratohen! Një fakt tjetër: Katër ditë më parë, po kërkonim një VKM që sipas informacionit tonë, ishte publikuar në “Fletore Zyrtare” të vitit 2016. Dhe kështu rezultoi, që “Fletorja Zyrtare” ishte datës 20 janar 2016, por nuk gjendet në arkivën e vitit 2016, por në arkivën e vitit 2015, publikuar me numër 251! Ky “marifet” i arkivimit të “Fletoreve Zyrtare” të një vitit në arkivën e një vitit tjetër para ose pasardhës ka ndodhur e vazhdon ët ndodh në shumë raste, me shuam VKM, ligje, dekrete, urdhëresa, kontrata koncesionare, vendime për shërbime financiare të huaja, akt normative, ndryshime ligjore të cilat në “Fletoret Zyrtare” nuk publikohen sipas rendit kalendarik mujor e vjetor, por kur u intereson atyre që e bëjnë këtë “lojë” me fshehjen e tyre! Po përmendim edhe një fakt: Një profesor shqiptar i ishte vlerësuar nga qeveria me pension të posaçëm, por nuk e gjente dot të shkruar këtë vendim. Kërkoi në “Fletoren Zyrtare” të vitit 2015 dhe nuk e gjeti atë VKM. Pas interesimit me “mik”, zbuloi që VKM e vitit 2015, ishte futur në arkivën e vitit 2012!
Skandali/220 ligje e VKM të viteve 2015-2016, të fshehur në arkivën e “Fletores Zyrtare” të viteve 2013-2014
Po përmendim një fakt: Një Profesor shqiptar, ishte vlerësuar nga qeveria në vitin 2014 me pension të posaçëm, por nuk e gjente dot të shkruar këtë vendim. Kërkoi në arkivat e “Fletores Zyrtare” të vitit 2014 e të vitit 2015 por nuk e gjeti atë VKM. Pas interesimit me “mik”, zbuloi që VKM e vitit 2014, ishte futur në arkivën e vitit 2012! Si ky rast, sipas investigimit të bërë prej gazetës “telegraf”, rezulton se 220 ligje, VKM, udhëzime, dekrete, financime shërbimesh e kontrata koncesionare sidomos ato me objekt ekonomik-financiar e social, janë publikuar në “Fletore Zyrtare”, por jo në arkivat e vitit përkatës, por të një viti tjetër. Psh, “Fletoret Zyrtare” që duhet të ishin me Nr. 13, 18, 80, 113, apo 200 të viteve 2014, 2015 e 2016, gjenden në arkivën e viteve 2013 e 2014 me numra 60, 75, 170, 210 etj. Ky është abuzim, që beht nga shtetarët për të maskuar krimin ekonomik që bëjnë, mashtrimet dhe zvarritjet për plotësimin e detyrimeve sociale-ekonomike, paxaret që bëjnë me pasuritë kombëtare etj. Ligji Nr. 78/2014 “për organizimin dhe funksionimin e qendrës së botimeve zyrtare”, detyron institucionin ëprkatës dhe shtetin, të publikoj aktet ligjore e zyrtare sipas rendit kalendarik e numëror. Mirëpo, këto fshihen. Psh, rezulton se janë fshehur nëpër arkivat 3-5 viteve më parë vendimet për koncesionet në ilaçe, analiza, laboratorë mjekësor, investime spitalesh, veshje policie, shëndetësi, shërbime ushtarake roje detare e ajrore, arsim, kulturë, energji, miniera, porte, aeroporte, hidrokarbure, rrugë, shërbime avokatie arbitrazhi, në import-eksport bakri, kromi, energjie, në dogana, tatime e shërbime të tjera. Duhet të shfletosh gjithë arkivën që të gjesh këto vendime! Skandali vazhdon edhe me mos publikimin e tyre në “fletoret Zyrtare” dhe sipas investigimit tonë, rezulton se vetëm në vitet 2012-2015, nuk janë publikuar 220 ligje, VKM, kontrata koncesionare e shërbime konsulence e avokatie financiare me partnerë të huaj!
Në “Buletinet e Prokurimeve Publike” 2013-2016, nuk janë publikuar 1980 tenderë
Skandali me fshehjen vendimeve neper fletoret zyrtare ët viteve të tjerë, ose mos publikimi i tyre në asnjë “Fletore Zyrtare”, ndodh edhe me buletinin e prokurimeve publike. Ky buletin i cili sipas detyrimit ligjor botohet çdo javë, shpall qindra e mijëra njoftime për tendera, njoftime fituesi, përjashtim firmash private, kontrata të lidhura, tendera të anulluar, njoftime për vende të lira pune në administratë e në shërbimet publike etj. Mirëpo edhe në “Buletinin e Prokurimeve Publike”, ka ndodhur e po ndodh e njëjta praktikë, ashtu si edhe me publikimet në “Fletoren Zyrtare”! Edhe në buletine, nuk publikohen të gjithë njoftimet për tenderë, të gjithë njoftimet për fituesit, të gjithë skedat për pjesëmarrësit në tendera dhe ofertat e tyre, apo shkaqet e kualifikimeve dhe të dhënat e fituesve. Pra, bëhen tendera rrugësh e ilaçesh, apo shërbimesh të tjera në bashki, qarqe, prefektura, në polici, në ushtri, kryeministri, nëpër ministri, në arsim, në dogana e kudo, por shumë prej këtyre tenderëve nuk shpallen fare në “Buletinin e Prokurimeve Publike”! Skandali është ky: Vetëm në “Buletinet e Prokurimeve Publike” të viteve 2013-2016 nuk janë publikuar 1980 tenderë që kanë pasur lidhje me aferat dhe abuzimet e drejtuesve shtetërorë! Por në “letrat” e institucioneve, këto tendera rezultojnë të zhvilluar, të “kryer” si shërbime e punime dhe financiarisht edhe të likuiduar nga buxheti i shtetit! 
Sigal