Skandali i tjetërsimit të pronave “udhëton” edhe në Gjirokastër

583
Dy punonjës të zyrës së regjistrimit të pasurive, janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Gjirokastrës të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikimi dokumentesh.
Bëhet fjalë për dy punonjësit e zyrës së regjistrimit të pasurive në njësinë administrative Krahës, Bashkia Memaliaj.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, nën hetim janë vënë A.D 58 vjeç dhe V.K 48 vjeç, banues në Krahës dhe Tepelenë.
Ata akuzohet se kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke të personit me iniciale A.R, 66 vjeç, banues në fshatin Lulëzim të Krahësit, nga tokë private truall në tokë pemëtore, pronë shtetërore.
Tashmë hetimet pritet të zbulojnë të tjera detaje, lidhur me akuzat e ngritura, në një kohë që qeveria ka paralajmëruar se prej vitesh është bërë skandal në zona të ndryshme të vendit me tjetërsimin e pronave.
Sigal