Skandali i skrapit në Tatime, 60 mashtrues i vodhën shtetit 26 milionë euro

704
Sigal

Tiranë – Një rrjet gjigand mashtruesish, 60 vetë në total, i kanë rrëmbyer shtetit 26 milionë euro për biznesin e tyre të skrapit. Nëpërmjet faturave fiktive të TVSH-së, për disa vjet rresht, të fshehur nën maskën e disa firmave, mashtruesit kanë arritur t’ u rrëmbejnë të dhënat e identitetit, deri edhe varfanjakëve dhe romëve, vetëm për të arritur të rimbursoheshin nga shteti me këtë biznes. Prokuroria e përgjithshme ka përfunduar hetimin dhe do të dërgojë në gjyq, 14 personat e parë dhe 9 firma, që janë:

1. Agim Xhika

2. Josif Kadriaj

3. Maltin Lleshi

4. Ramiz Veizaj

5. Kadri Rama

6. Avni Hoxha

7. Robert Hoxha

8. Gjergji Lami

9. Ilir Allmeta

10. Flamur Gjinaj

11. Juxhin Zeqaj,

12. Përparim Zeqaj

13. Durim Musa

14. Krenar Mukaj

Shoqëri tregtare

1. “Aleksi & Ajsi” sh.p.k,

2. “Ajsi” sh.p.k

3. “Alsima” sh.p.k

4. “Hoxha” sh. p. k

5. “Xhois – grup” sh.p.k

6. “Prokat” sh.p.k

7. “Silealb” sh.p.k

8. “Musa” sh. p. k

  1. “Gold plus” sh.p.k,

Këto subjekte janë regjistruar si në QKR, ashtu edhe në Tatime, në mënyre fiktive, vetëm për të tërhequr blloqet me fatura TVSH-je dhe përdorimin e këtyre blloqeve, duke lëshuar fatura shitjeje me TVSH fiktive për shitje skrapi për subjektet e Nivelit II.