Skandali i Rrashbullit, Gashi kërkon rishikim të vendimit: Jam i sëmurë

521
Sigal

DURRES – Kryekomunari i Rrashbullit Hysen Gashi, ndaj të cili është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për shpërdorim detyre, ka kërkuar që të rishikohet vendimi i gjykatës duke kërkuar një masë sigurie më të butë për shkak të gjendjes shëndetësore. Gashi ka bërë kërkesë në Gjykatën e Durrësit për rishikim të masës së sigurisë, ndërsa pretendon një dënim më të lehtë pasi sipas tij ai vuan nga probleme kardiake dhe diabeti. Kërkesa e tij u mor sot në shqyrtim nga Gjykata e Durrësit, ky gjykatësi Fejzo Hysi pasi shqyrtoi kërkesën, vendosi që kryekomunari i Rrasbullit t’i nënshtrohet ekzaminimeve nga një grup mjekësh eksperto-ligjorë. Në bazë të procedurës këto mjekë do kryejnë ekzaminimet ndaj Gashit dhe në bazë të reultateve pritet të ndryshojë edhe vendimi. Ndaj kryekomunarit të Rrashbullit në Durrës, Hysen Gashi dhe 4 zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për shpërdorim detyre. Hysen Gashi dhe shefi i Urbanistikës në komunën Rrashbull, Viktor Ndreka, si dhe tre anëtarët e KRRT të komunës, Vasil Gjoni, Indrit Hamiti dhe Sabri Troci akuzohen dhënien e 15 lejeve të ndërtimit në zonën e plazhit, që dyshohet të jetë kryer kundrejt përfitimeve materiale.