Skandali i ilaçeve, Prokuroria informacione për skemën e rimbursimit

565
Prokuroria jep detaje në lidhje me skandalin e rimbursimit të ilaçeve. Për këtë skandal janë arrestuar 9 persona mes tyre Drejtori i Drejtorisë rajonale të Tiranës i fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pjerin Xhuvani.
Sipas prokurorisë farmacitë duhet të furnizoheshin nëse kanë jo më pak se 60% te barnave të listës alternative të parë por kjo nuk ka ndodhur pasi nga verifikimi ka rezultuar se në gjendje këto farmaci kanë pasur 60 % të barnave. Po kështu sipas prokurorisë Pjerin Xhuvani Drejtori Rajonal i Fondit Tirane ka lidhur kontratën me katër farmacitë objekt hetimi pa u zbatuar procedura e rregullt.
Po kështu nga marrja në pyetje e mjekëve që figuronin të kenë lëshuar recetat për pacientët të cilat janë ekzekutuar më pas nga farmacitë per periudhën kohore 01 tetor 2014-31 mars 2015 rezulton se ato nuk i kanë lëshuar këto receta.
Për skandalin e mashtrimit nëpërmjet faturave fiktive të ilaçeve, që i shkaktuan shtetit një dëm prej 56 milionë lekësh u arrestuan 9 persona.
Të ndaluarit
1. Pjerin Xhuvani, Drejtori Rajonal i Fondit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor Tirane
2.E. Mara, Juriste pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit
3.K. Mahmutaj, Punonjëse pranë Drejtoria Rajonale e Fondit
4.H. Roci. Administrator i Farmacisë, Lundër
5.M. Tufi, Drejtuese teknike e farmacisë Lundër
6.N. Thanasi, Drejtues Teknik i farmacisë “Nutrimed”
7.A. Spahiu, Drejtues Teknik i farmacisë Bërzhitë
8.A. Manaj, Drejtuese Teknike e farmacisë “Adelina”.
9. Frida Lamçe, ekonomiste
Dosja e prokurorise 
Me date 22.05.2015, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka regjistruar procedimin penal qe ben fjale per veprat penale te “Mashtrimit ne subvencione”, “Falsifikimit te dokumentave shendetsore”, “Pastrimit te produkteve te vepres penale”, “Shperdorimit te detyres” vepra penale keto te parashikuar nga neni 144,188,287 dhe 248 i K.Penal.
Nga studimi i akteve te administruara ne kete procedim rezulton se prane Drejtoris Rajonale te Fondit Tirane eshte paraqitur kerkesa per te lidhur kontrate me fondin nga subjektet farmaceutike Lunder, Berzhite, Nutrimed dhe Adelina.
Punonjeset e DrejtorisE Rajonale te Fondit ne permbushje te rregullt te detyres duhet te zbatojne proceduren e percaktuar ne ligj dhe aktet nenligjore ne fuqi per vitin 2014-2015 , si persa i perket procedures se lidhjes se kontrates ashtu dhe rimbursimit te cmimeve te ilaceve. ne fundvitin e vitin 2014 te cilat percaktojne procedurën përsa i perket vitit 2015.
Referuar ketyre akteve ligjore dhe nenligjore, rezulton te jete parashikuar se kur subjekti farmaceutik paraqet kerkese per lidhjen e kontrates, titullari I institucionit ngre grupin e punes te perbere prej tre personash (jurist, farmacis dhe economist). Ky komision ka per detyre te verifikoj zbatueshmerin e kritereve te lidhjes se kontrates. Komisioni ka per detyre te shqyrtoj nese farmacia ka plotesuar te gjitha kriteret e percaktuara per lidhjen e kontrates. Nje nga keto kritere eshte qe:
Farmacia te kete jo me pak se 60% te barnave te listes alternative te pare.
Per te verifikuar kete kriter punonjesit e Drejtoris te caktuar nga titullari duhet te shkojne ne vendushtrimin e aktivitetit te farmacis per te percaktuar nese ka farmacia gjendje 60 % te barnave te listes alternative e pare. Procesverbali I veifikimit nga grupi I kontrollit ne terren behet pjese perseri e dokumentave qe do te shqyrtohen me pas nga Komisioni me qellim lidhjen ose jo te kontrates.
Organi procedues ka marre me cilesin e proves materiale dosjet e farmacive te ndodhura prane Drejtoris Rajonale te Fondit Tirane.(shkurt DRF) Nga kqyrja e ketyre praktikave dokumentare vihet re se titullari I insitucionit ka lidhur kontraten me kater farmacit objekt hetimi pa u zbatuar procedura e rregullt e percaktuar ne aktet e sipercituara. Konkretisht procedura qe ka ndjekur realisht Drejtoria Rajonale eshte si me poshte:
Farmacia LUNDER.
Ne date 13.06.2014 administratori i farmacis Lunder shtetasi Hysni Roci ka depozituar kerkesen per lidhjen e kontrates me Drejtorin Rajonale te Fondit si dhe ka depozituar dokumentacionin sikurse eshte formurali i vetdeklarimit dt 13.06.2014 si dhe dokumenta te tjere sikurse jane kopja e noterizuar e lincenses se ushtrimit te profesionit/ te certifikates se regjistrimit tatimore/ kopje e gentplanit te farmacis, kopjen e noterizuar te anetaresimit te urdhri i farmacistit . Nder dokumentat e tjera eshte dorezuar dhe inventari i gjendjes fizike te barnave te dt. 13.06.2014 te listes se barnave qe rimbursohen.
Ne dosjen e farmacis ndodhet dhe procesverbali dt 13.06.2014 i nenshkruar nga dy aneteret e komisionit E. Mara dhe G.Mehmeti dhe nga Drejtuesja teknike e farmacise Mimoza Tufi. Brenda dates 13.06.2014 eshte nenshkruar kontrata tip F 2014. Ne kete kontrate ndodhet nenshkrimi i Hysen Rocit si pronar, i Mimoza Tufit si drejtuese teknike dhe per Drejtorine Rajonale eshte nenshkruar nga titullari Pjerin Xhuvani.
Referuar procesverbalit te sekuestrimit dt. 03.06.2015 prane Drejtoris eshte sekuestruar dhe urdhri i Drejtuesit i cili mban nr.41 dt 13.06.2014 per ngritjen e grupit te punes per verifikimin e vertetetesis se inventareve te paraqitur nga farmacia, i perbere nga shtetaset F.B, Frida Lamce dhe Edlira Mara. Gjithashtu eshte sekuestruar dhe nje procesverbal qe mban perseri dt 13.06.2014 sipas te cilit eshte pasqyruar fakti se nga kontrolli i gjendjes fizike farmacia ka rezultuar pa diferenca dhe se kishte 60 % te barnave te listes se rimbursushme. (keto dokumenta nuk ishin pjese e dosjeve te farmacive fotokopjet e te cilave ishin marre me pare nga Prokuroria me procesverbalin e kqyrje marrjes se provave materiale dt.29.05.2015).
Farmacia BERZHITE
Ne dosjen e kesaj farmacie ndodhet kerkesa per lidhjen e kontrates dt. 27.11.2014 e cila mban emrin e shtetases Hasime Tahiraj si administratore e kesaj farmacie. Bashkengjitur kerkeses ndodhen dokumenta te tjera si kopje e noterizuar e lincenses se ushtrimit te profesionit/ te certifikates se regjistrimit tatimore/ kopje e gentplanit te farmacis, kopjen e noterizuar e aneteresimit te urdhri i farmacistit. Nder dokumentat e tjera eshte dorezuar dhe inventari i gjendjes fizike te barnave te dt. 01.12.2014 te listes se barnave qe rimbursohen. Ne dosjen e farmacis ndodhet dhe procesverbali dt 01.12.2014 i nenshkruar nga dy aneteret e komisionit Edlira Mara dhe Keti Mahmutaj dhe nga Drejtuesi teknik i farmacis Arens Spahiu. Anetari i komisionit E.C. nuk ka nenshkruar. Pavaresisht nga mosdhenia e mendimit nga ana e pergjegjesit te sektorit te rimbursimit, titullari ka marre vendim dt. 01.12.2014 per lidhjen e kontrates. Brenda dates 01.12.2014 eshte nenshkruar kontrata tip F 2014. Ne kete kontrate ndodhet nenshkrimi i H.T si pronar, i Arens Spahiut si drejtues teknik dhe per Drejtorin Rajonale eshte nenshkruar nga titullari Pjerin Xhuvani.
Referuar procesverbalit te sekuestrimit dt. 03.06.2015 prane Drejtoris eshte sekuestruar dhe urdhri i Drejtuesit nr.69 dt 01.12.2014 per ngritjen e grupit te punes per verifikimin e vertetetesis se inventareve te paraqitur nga farmacia i perbere nga shtetaset F.B., Frida Lamce dhe Edlira Mara. Gjithashtu eshte sekuestruar dhe nje procesverbal qe mban perseri dt 01.12.2014 sipas te cilit eshte pasqyruar fakti se nga kontrolli i gjendjes fizike farmacia ka rezultuar pa diferenca dhe se kishte 60 % te barnave te listes se rimbursushme. (keto dokumenta nuk ishin pjese e dosjeve te farmacive fotokopjet e te cilave ishin marre me pare nga Prokuroria me date 29.05.2015).
Farmacia ADELINA
Ne dosjen e kesaj farmacie ndodhe kerkesa dt. 01.09.2014 e cila mban nenshkrimin shtetases Hasime Tahiraj si administratore e farmacis Adelina. Bashkengjitur kerkeses ndodhet formurali i vetdeklarimit, e dokumenta te tjere sikurse jane kopje e noterizuar e lincenses se ushtrimit te profesionit/ te certifikates se regjistrimit tatimore/ kopje e gentplanit te farmacis, kopje e noterizuar e aneteresimit te urdhri i farmacistit. Nder dokumentat e tjera eshte dorezuar dhe inventari i gjendjes fizike te barnave te dt. 01.09.2014 te listes se barnave qe rimbursohen.
Ne dosjen e farmacis ndodhet dhe procesverbali dt 01.09.2014 i nenshkruar nga dy aneteret e komisionit Edlira Mara dhe Keti Mahmutaj dhe nga Drejtuesja teknike e farmacis Adelina Manaj. Anetari i komisionit E.C. nuk ka nenshkruar. Pavaresisht nga mosdhenia e mendimit nga ana e pergjegjesit te sektorit te rimbursimit, titullari ka marre vendim nr. 4042/1 dt. 01.09.2014 per lidhjen e kontrates. Brenda dates 01.09.2014 eshte nenshkruar kontrata tip F 2014. Ne kete kontrate ndodhet nenshkrimi i H.T si pronar, i Adelina Manaj si drejtuese teknike dhe per Drejtorin Rajonale eshte nenshkruar nga titullari Pjerin Xhuvani.
Referuar procesverbalit te sekuestrimit dt. 03.06.2015 prane Drejtorise eshte sekuestruar dhe urdhri i Drejtuesit Nr.53 dt 01.09.2014 per ngritjen e grupit te punes per verifikimin e vertetetesis se inventareve te paraqitur nga farmacia i perbere nga shtetaset F.B, Frida Lamce dhe Edlira Mara. Gjithashtu eshte sekuestruar dhe procesverbali i nenshkruar nga keta shtetase sipas te cilit eshte pasqyruar fakti se nga kontrolli i gjendjes fizike farmacia ka rezultuar pa diferenca dhe se kishte 60 % te barnave te listes se rimbursushme. (keto dokumenta nuk ishin pjese e dosjeve te farmacive fotokopjet e te cilave ishin marre me pare nga Prokuroria me procesverbalin e dates 29.05.2015 ).
Farmacia NUTRIMED.
Ne dosjen e kesaj farmacie ndodhet kerkesa dt. 01.09.2014 e cila mban nenshkrimin e shtetases H.T. si administratore e farmacis Adelina. Bashkengjitur kerkeses ndodhet formurali i vetdeklarimit, e dokumenta te tjere sikurse jane kopje e noterizuar e lincenses se ushtrimit te profesionit/ te certifikates se regjistrimit tatimore/ kopje e gentplanit te farmacis, kopja e noterizuar e aneteresimit te urdhri i farmacistit. Nder dokumentat e tjera eshte dorezuar dhe inventari i gjendjes fizike te barnave te dt. 01.09.2014 te listes se bannave qe rimbursohen.
Ne dosjen e farmacis ndodhet dhe procesverbali dt 01.09.2014 i nenshkruar nga dy aneteret e komisionit Edlira Mara dhe Keti Mahmutaj dhe nga Drejtuesja teknike e farmacis Adelina Manaj. Anetari i komisionit E.C pergjegjesi i sektorit te rimbursimit nuk ka nenshkruar. Pavaresisht nga mosdhenia e mendimit nga ana e pergjegjesit te sektorit te rimbursimit, titullari ka marre vendim nr. 4042/1 dt. 01.09.2014 per lidhjen e kontrates. Brenda dates 01.09.2014 eshte nenshkruar kontrata tip F 2014. Ne kete kontrate ndodhet nenshkrimi i shtetases Hasime TahirajH.T. si pronar, i Adelina Manaj si drejtuese teknike dhe per Drejtorin Rajonale eshte nenshkruar nga titullari Pjerin Xhuvani.
Ne dosjen e farmacis Nutrimed nuk ndodhet asnje dokument qe te pasqyroj faktin se eshte iniciuar dhe kryer kontroll ne vendushtrimin e aktivitetit te kesaj farmacie. Nga kryrja e veprimeve hetimore ka rezultuar qe titullari i insitucionit ka marre vendim per lidhjen e kontrates me farmacin Nutrimed pa u kryer me pare verifikimi i gjendjes se inventarit fizik per kete farmaci.
Nga hetimi rezulton se procedura per lidhjen e kontrates per dy farmacit Nutrimed dhe Adelina eshte bere brenda dates 01.09.2014 duke filluar qe nga depozitimi i kerkeses deri tek marrja e vendimit per lidhje kontrate nga ana e titullarit.
Por veprime te te ndaluarit Pjerin Xhuvani ne kundershtim me ligjin dhe aktet nenligjore jane identifikuar dhe ne vendimarrjet e tij per lidhjen e kontratave me farmacit Berzhit, Lunder dhe Adelina. I ndaluari ne vendimet e tij per lidhjen e kontratave i referohet mendimit te komisionit. Nga hetimi ka rezultuar komisioni eshte i perbere prej tre personash te ndaluares Edlira Mara, te ndaluares Keti Mahmutaj dhe shtetasit E.C.ne cilesine e pergjegjesit te sektorit te rimbursimeve.
Referuar dokumentacionit vihet re se ne te treja dosjet e ketyre farmacive, E.C. nuk ka dhene mendimin e tij.
I pyetur nga organi procedues ky shtetas ka deklaruar se ai nuk ka pasur dijeni lidhur me keto praktika dokumentare.
I ndaluari ne cilesin e titullarit nuk duhet te merrte vendim pa u shprehur me pare te gjithe anetaret e komisionit.
Por pervec sa me siper, organi procedues ka arritur ne dyshimin se pavaresisht se ne dosjet e tre farmacive Berzhit, Lunder,Adelina ndodhen 3 urdhrat dhe 3 procesverbalet e saktesimit te inventarit, keto urdhra jane fiktiv. Ato permbajne te dhena te rreme ne forme dhe permbajtje. Ne keto procesverbale te nenshkruar nga Frida Lamce, Edlira Mara dhe F.B. pasqyrohet fakti se eshte kryer kontroll ne vendushtrimin e aktivitetit ne prezence te drejtuesve teknik Mimoza Tufi, Arens Spahiu dhe Adelina Manaj, dhe se ne keto farmaci ndodhen gjendje 60 % te barnave. Nga hetimi ka rezultuar dyshimi se ne keto farmaci nuk eshte kryer verifikim inventari.
Nga kqyrja e dokumentacionit te dorezuar nga farmacit prane Drejtoris Rajonale te Fondit Tirane vihet re se farmacit kane depozituar nr e llogaris bankare prane ketij institucini dhe vlera monetare e rimbursuar per periudhen 01 tetor 2014 deri ne 31 mars 2015 prej 55,941,901 leke ka kaluar pikerisht ne llogarite e:
Farmacia Berzhite me pronar/administrator shtetasen H.T dhe drejtues teknik Arens Spahiu.
Farmacia Adelina me pronar/administrator shtetasen H.T. dhe drejtues teknik Adelina Manaj.
Farmacia Nutrimed me pronar/administrator shtetasen H.T dhe drejtues teknik Nikollaq Thanasin.
Farmacia Lunder, me pronar shtetasin Hysni Roci dhe drejtues teknik shtetasen Mimoza Tufi.
Nga kontrolli i ushtruar nga Drejtoria Rajonale e Fondit dhe pyetja nga organi procedues i disa prej mjekeve qe figurojne te kene kene leshuar recetat per pacientet te cilat jane ekzekutuar me pas nga farmacit per periudhen kohore 01 tetor 2014-31 mars 2015 rezulton se keto receta nuk jane leshuar nga mjeket perkates.
Sigal