Nuk kanë të ndalur skandalet e votimeve monopartiake të Edi Ramës.
Duke krahasuar shifrat zyrtare të KQZ-së për pjesëmarrjen në votime dhe me votat që janë gjetur në kutitë e zonave ku kanë përfunduar numërimet, dalin vota më shumë se qytetarë.
Bashkia e Selenicës është e dhjeta që SYRI.net ka zbuluar se votat e hedhura në kuti janë më shumë se votues.
Në Selenisë në kuti janë gjetur 6293 vota.
Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare nga KQZ-ja për pjesëmarrjen në zgjedhje në këtë bashki kanë votuar 6200 qytetarë.
Në këtë bashki janë gjetur 93 vota më shumë se votues.