Skandali i barnave: Pensionistët i blejmë ilaçe dhe nuk kemi mundësi t’i paguajmë

507
Edhe pse u zbulua skema e mashtrimit të disa farmacistëve, me vjedhjen e miliarda lekëve nga rimbursimi i ilaçeve, janë 210 mijë pensionistë që marrin ilaçe me recetë të rimbursueshme shprehin, nëpërmjet sindikatës së tyre, se skandali i barnave i ka dëmtuar ato. Argumentet që japin të moshuarit janë mos marrja e këtyre ilaçeve me rimburisim si më herët për shkak se nuk i gjejnë më nga farmacitë dhe pagesa për blerjen e medikamenteve që shkon më shumë se pensioni i tyre.
Hysen Daja, sindikata e pensionistëve:“Skandali i abuzimit me recetat me ilaçet e rimbursueshme që i përdorim për sëmundjet kronike dhe të rrezikshme si tek diabetikët që përdorin insulina të ditëve të ndryshme, sëmundjet ontologjike që shoqërojnë moshën e tretë, të cilët përdorin ilaçe të shtrenjta e me fitime për abuzuesit hajdutë”. 
Pensionistët i kërkojnë qeverisë që të luftohen këto rrugë të rrezikshme të vjedhjes së ilaçeve dhe të merren masa që mos të ndodhin më këto akte. Deri tani, prokuroria nuk ka vënë në hetim përgjegjësit kryesorë të këtij skandali të abuzimit me miliarda lekë nga rimbursimi i ilaçeve, duke filluar që nga vetë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që është përgjegjësi kryesor, por edhe zvdrejtori i FSDKSH, Skuraj, i cili me farmacitë e tij familjare përfitoi miliona lekë, duke abuzuar me rimbursimin e ilaçeve. 
Sigal