Skandali i ambasadores shqiptare në Athinë/ Adriana Hobdari merr shtëpi me qira 2100 euro në muaj, nga 900 euro që paguante paraardhësi i saj. Kësaj shume i shtohen edhe 500 euro shpenzime uji e drita. Vidhen 100 pasaporta shqiptare gjatë transportit për në Athinë

1081
Sigal

Nga Athina Shpëtim Zinxhiria

Hobdarit, as rroga e kryeministrit Rama nuk mjafton për të paguar qiranë e shtëpisë

Një tjetër skandal shpërtheu me pasaportat e shqiptarëve, të cilat humbën, në bagazhet e urbanëve të linjës Tiranë – Athinë. Imazhi i Shqipërisë prishet, derisa pasaportat transportohen si plaçkë, thua se janë domate. Pavarësisht, përgjegjësisë shtetërore të kompanisë që ka monopolin e bërjes së pasaportave, edhe ambasada shqiptare në Athinë, është po kaq fajtore, sepse nuk ka treguar asnjë kujdes, për të mbikëqyrur dërgesën e pasaportave, derisa, në fund të fundit, pasaportat janë pronë e Shtetit Shqiptar. Jo më kot, tek godina e ambasadës shqiptare në Athinë janë edhe zyrat e aplikimit për pasaporta shqiptare. Zonja Adriana Hobdari, është ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, por që u emërua në këtë detyrë, sapo kushëriri i saj u emërua ministër i Jashtëm i qeverisë së Rilindjes Socialiste. Por… Tre muaj kërkime në Athinë për të gjetur shtëpi iu deshën kësaj zonje që të vendoste më në fund për të jetuar e shijuar jetën luksoze me paratë e shtetit, me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Mbështetja nga Ministria e Jashtme si kushërira e ish-ministri të Jashtëm të qeverisë dhe ardhja me katapultë si ambasadore ndikuan që kjo zonjë të dalë jashtë realitetit, duke zgjedhur të jetojë në një vilë trekatëshe. Si zonjë e shoqërisë së lartë nuk i pëlqeu shtëpia ku kish jetuar më parë ish-ambasadori, Dashnor Dervishi, pasi kjo shtëpi ishte tre herë më lirë për qiranë. Aq sa ish-ambasadori nga 1200 që paguante e uli qiranë në 900 euro, por sot zonja ambasadore paguan 2.5 herë më shumë para për jetesën dhe qejfin e saj. Shtëpia luksoze jashtë çdo mundësie me të cilën po përballet sot shoqëria shqiptare ende vazhdon. Shuma marramendëse e qirasë është e barabartë me rrogën tremujore të një konsulli shqiptar të kësaj ambasade, madje akoma shumë edhe se rroga e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Taksapaguesi shqiptar paguan për shtëpinë e ambasadores Adrianë plot 2.100 euro qira, përjashto detyrimet e tjera si energji elektrike, ujë etj. Sikur të mos mjaftojë kjo, zonja ambasadore, duke ndjerë se është e privilegjuara e ministrisë së Jashtme, ka harxhuar edhe shuma të mëdha për rehatinë e saj, vetëm shpenzimet për vazo lulesh kalojnë 600-700 eurot, për të cilat gjysmat nuk dihet se ku kanë përfunduar… Skandali i fundit i vjedhjes së 100 pasaportave pak kohë më parë në qendër të Athinës, të plotësuara me identitete teë shtetasve tanë, me një dëm ekonomik prej 15.000 euro, vë para përgjegjësisë këtë zonjë, pasi nuk ka zbatuar ligjin për transportin e tyre në rrugë diplomatike. Por në Shqipëri jetojmë…!

Ja e vërteta si u vodhën 100 pasaporta shqiptare në Athinë, ambasada e mbajti të fshehur për një javë

Veprime të pa paprecedente, veprime që ndodhin prej vitesh duke shkelur ligjin për transportimin e pasaportave, të cilat nuk bëhen me postë diplomatike apo të shoqëruara nga personeli i trupit diplomatik. Ambasada shqiptare si gjithnjë e kudo e mbajti këtë skandal te fshehur për një javë, pasi përgjegjësia vë përpara, jo vetëm ministrinë, por edhe vetë këtë institucion diplomatik. Autobusi i linjës Tiranë-Athinë është ndaluar për kontroll nga policia doganore e Greqisë, më 13 shkurt dhe në një çantë rrobash të hallakatura janë gjetur 300 copë pasaporta shqiptare, për këtë arsye edhe është ndaluar për orë të tëra. Pasaportat kishin si destinacion Athinën, po mënyra e transportit të tyre në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, kanë detyruar Ministrinë e Jashtme të dërgojë në pikën kufitare të Kakavijës një diplomat shqiptar nga konsullata jonë në Janinë. Pasi pasaportat janë marrë në dorëzim nga diplomati shqiptar, janë vendosur në automjetin me targë diplomatike në bazë të ligjit. Por… në mbrëmje në Athinë diplomati për arsye personale ka parkuar mjetin në mbrëmje në qendër të Athinës, ku dhe është bërë vjedhja e 100 pasaportave, nga 300 që gjendeshin në përgjithësi. Pasaportat e vjedhura nuk vlejnë, pasi ato kanë një numër serie dhe kjo gjë bën daljen jashtë përdorimit, por dëmi u bë qeveria duhet të nxjerrë mësime… Dëmi ekonomik është afërsisht rreth 15.000 euro,